Kompania Front Door Software ka paraqitur një përpunim softuerik me emrin Retriever për të luftuar vjedhjen e laptopëve. Nëse hajni fut fjalëkalimin e gabuar laptopi do të fillojë “të bërtasë” me të madhe se është vjedhur.
Për më tepër, çdo 30 sekonda në ekranin e tij do të shkruhet porosia “laptop i vjedhur”, së bashku me informatat për pronarin e tij (porosia mund të personalizohet).
Pas nisjes së kompjuterit, softueri automatikisht do të filloj kërkimin për rrjetet Wi-Fi në mënyrë që prodhuesit të mund t’i dërgojë të dhënat për lokacionin e laptopit. Pronari në këtë mënyrë do të mund të përcjellë lëvizjen e kompjuterit të tij dhe të lajmërojë policinë.
Sipas statistikave të Front Door Software, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo i dhjeti laptop vidhet apo humbet. FBI ka publikuar se rastet e vjedhjeve të laptopëve me sukses arrin të zgjidhen vetëm tre për qind. Me instalimin e softuerit Retriever, gjasat që pronarët të gjejnë laptopët e tyre do të rriten në 97 për qind, pohon prodhuesi.