Kompania LG ka vendosur që për çdo rast të tërheq nga tregu amerikan 30.000 celularët e saj LG 830 Spyder për gjoja kualitetin e dobët të zërit gjatë thirrjeve të numrave të shërbimeve emergjente.
Duket se LG kësaj herë ka bërë një gjë që shumë pak prodhues tjerë të celularëve do ta kishin bërë – ka tërhequr 30.000 celularëve përnjëherë si rrjedhojë e një ankese të vetme që kualiteti ishte i dobët gjatë thirrjes së numrit 911.
Supozohet se me këtë “sëmundje” janë prekur pajisjet me softuerin e versionit T83LGV03 e T83LGV04.