Duke komentuar hapat për emërimin e një Drejtori të Përgjithshëm të përhershëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, tha ka deklaruar se mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për fillimin e menjëhershëm të procedurës së hapur të konkurrimit për përzgjedhjen e personit më të kualifikuar që do të shërbejë si drejtor në këtë institucion.
“Së bashku me palët e tjera ndërkombëtare me interes, unë pres, që pasi t’i nënshtrohet pëlqimit tim për këtë emërim ashtu si parashihet nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Statusit (PGJS), ky person të marrë funksionin e tij apo të saj sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se data 1 korrik 2009.
Feith po ashtu ka deklaruar se në këtë mënyrë do të përkrahen parimet e qeverisjes së mirë dhe to të përmirësohet reforma e përgjithshme ekonomike. /Telegrafi/