Ylli më i madh i rokut islamik shpreson se muzika e tij do t’iu ndihmojë myslimanëve për shkuljen e ekstremizmit për tolerancë dhe shpresë më të madhe.
Publiku i Afrikës së Jugut, këto ditë për herë të parë pati mundësinë të shihte dhe dëgjonte “live’ një këngëtar mysliman të njohur, i cili është vlerësuar nga gazeta amerikane Tajm si ylli më i madh i rokut në botën islame. Bëhet fjalë për Sami Jusuf. Këngëtari me famë ndërkombëtare ka lindur në Teheran, por që nga mosha tre vjeçare jeton në Londër. Edhe pse shpesh e thërrasin si Bono mysliman, apo mbreti i muzikës islamike pop, Jusuf thotë se është vetëm një muzikant i thjesh si gjithë të tjerët.
“Veten e quaj artist, i cili jo rastësisht është edhe krenar me fenë e tij islame. Unë nuk pretendoj që të përhap asnjë ndjenjë apo mesazh fetar nëpër botë. Këngët e mia janë muzikë, e jo ligjerim apo propagandë. Këto janë veprat e një artisti i cili është ekspresiv, kreativ dhe beson në atë që bën”!,thotë këngëtari Sami Jusuf.
Muzika e Sami Jusufit ngërthen ndikimin e Perëndimit dhe Orientit. Albumi i tij i parë i cili doli në shitje para 5 vjetësh, u këndua edhe në gjuhën angleze me ndonjë strofë të recituar në arabisht. Vetë Sami Jusufi plotëson kërkesat fetare dhe fal pesë kohët e namazit. Ai shpreson se muzika e tij do të ndihmojë myslimanët nër shkuljen e ekstremizmit dhe mbjelljen e tolerancës dhe shpresës së madhe. Sami Jusuf, e dërgon këtë mesazh, edhe në turneun i tij botëror i cili vazhdon me koncerte në Johanesburg dhe Durban.