Janë publikuar rezultatet e një hulumtimi, i cili tregon se femrat që janë depresive gjatë shtatzënisë janë të rrezikuara që të lindin para kohe.
Në studim janë përfshirë 790 femra nga San Francisco dhe janë analizuar për një periudhë dyvjeçare.
Grupi i femrave të cilat kishin njoftuar se kanë probleme me depresionin dhe kishin pasur simptoma depresive, në 60% të rasteve kanë qenë të prira që të lindin para javës së 37 të shtatzënisë.