Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kosova synon portin e Shëngjinit

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Kosova synon portin e Shëngjinit Empty Kosova synon portin e Shëngjinit

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:36 am

    Në Shqipëri ndodhen katër ministra të Qeverisë së Kosovës të cilët do të bashkëbisedojnë me autoritetet shqiptare për projektin që lidhet me Portin e Shëngjinit, një port i vogël në veri të bregdetit Adriatik i cili së shpejti mund të jetë një dalje në det për Kosovën.

    Më parë, qeveria shqiptare i ka bërë një ftesë qeverisë së Kosvës për të financuar dhe për të nxitur edhe investime private në mënyrë që në Shëngjin të ndërtohet një port që do t'i shërbejë Kosovës.

    Dhënia e Portit të Shëngjinit për Kosovën është në vazhdën e hapjes së rrugëve të bashkëpunimit dhe të të ndihmës edhe infratrukturës nga Shqipëria në Kosovë.
    Bashkë me korridorin Durrës-Kukës-Prishtinë, ndërtimi i Portit shihet si mundësia më e mirë për ecurinë e Kosovës dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.

    Kosova sipas ekspertëve do të ketë mundësi më të mëdha në shkëmbimet tregtare me botën.

    Deri tani më së shumti Kosovës i ka shërbyer Porti i Durrësit, por dhe të tjera porte të vendeve të Adriatikut.

    Kjo hapje e mundshme e Portit të Shëngjinit është mirëpritur dhe nga qarqet e biznesit kosovar.

    Por deri në pritje të vënies në punë të këtyre kapaciteteve madhore të infrastrukturës, bashkëpunimi ndërkufitar megjithë hapat e shënuar, ka ende shumë për të bërë në të dy anët e kufirit, që lidhen me pesë pika të kalimit ku vetëm njëra është me satusin e doganës. /bbc/

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 7:29 pm