Sipas aktakuzës, banka e Stanford-it përmes rrjetit të ndërmjetësuesve të vetë, ka shitur letra me vlerë të quajtura "çertifikata të depoziteve", në vlerë prej tetë miliardë dollarëve, për të cilat u premtonte investitorëve të ardhura të mëdha.
Agjentët e FBI-së amerikane gjetën milionerin Allen Stanfort, i cili ngarkohet për mashtrim me përmasa masive dhe i dorëzuan dokumentet gjyqësore në bazë të të cilave dyshohet.
Stanford dhe dy bashkëpunëtorë të tij akuzohen nga ana e Komisionit federal për letra me vlerë për mashtrim të tetë miliardë dollarëve.
Ditët e fundit nuk dihej saktë vendi i qëndrimit të Stanford-it, ndërsa sipas zëdhënësit të FBI-së ai është gjetur në shtetin federal të Virginia-s.