Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Raiffeisen International në 2008-ën arrin profit prej 982 mln euro

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Raiffeisen International në 2008-ën arrin profit prej 982 mln euro Empty Raiffeisen International në 2008-ën arrin profit prej 982 mln euro

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 10:44 am

    Megjithëse tremujori i katërt i vitit 2008 ka qenë shumë i vështirë për të gjithë industrinë financiare, Raiffeisen International Bank-Holding AG ka arritur t’i realizoi parashikimet që i ka pasur për vitin 2008, duke arritur kështu edhe një rezultat rekord gjatë vitit të kaluar.

    Sipas një njoftimi zyrtar të bankës, profiti i konsoliduar (pas tatimit dhe pas fitimit të pjesës së aksionarëve të tjerë) është rritur për 17% në 982 milionë euro.

    Faktori kryesor që ka ndikuar në këtë rezultat janë të hyrat neto nga interesi, të cilat janë rritur për 34% në 3.2 miliardë euro“

    "Këto të dhëna preliminare ofrojnë fakte të qarta se modeli ynë afarist funksionon edhe në rrethana shumë të vështira të tregut”, ka deklaruar Rerbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International.

    Në njoftimin zyrtar thuhet se, gjatë vitit 2008 banka i ka dhënë rëndësi të veçantë rritjes së depozitave të klientëve duke arritur shifrën prej 44.2 miliardë euro, që llogaritet të jetë rritje prej 9% në krahasim me vitin 2007. Ndërkaq kreditë dhe paradhëniet për klientë gjatë vitit të kaluar janë rritur për 18% dhe kanë arritur në 57.9 miliardë euro.

    Sa i përket bilancit total të gjendjes, sipas njoftimit të bankës ai ishte 85.4 miliardë euro në fund të 2008, që llogaritet të jetë 17% ose 72.7 miliardë euro më shumë se sa ishte në fund të 2007.

    Analistët makroekonomikë të RZB parashikojnë një rënie të GDP për 1.3% të Evropës Qendrore dhe Lindore në 2009. Shifrën e njëjtë të rënies së GDP ata e parashikojnë edhe për Austrinë.

    Megjithë kushtet e pafavorshme, Stepic vazhdon ta konsideroj këtë rajon si gjenerator të rritjes dhe e thekson rëndësinë e përkrahjes së këtij rajoni.

    “Raiffeisen International ka treguar tanimë përkushtimin e saj afatgjatë ndaj rajonit dhe si bankë kontribuon në mënyrë sistematike në stabilizimin ekonomik të rajonit,” tha Stepic. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:17 pm