Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Obama ndihmon kredimarrësit në vështirësi

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Obama ndihmon kredimarrësit në vështirësi Empty Obama ndihmon kredimarrësit në vështirësi

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 10:42 am

    Presidenti Obama ka njoftuar një plan ndihme për kreditë për shtëpi, plan i cili ka si qëllim të shmangë që 7-9 milion amerikanë të humbasin shtëpitë e tyre.

    Paketa e shpëtimit me vlerë miliarda dollarë ka në fokus huamarrësit që janë pranë humbjes së shtëpive të tyre.

    Një pjesë e madhe e marrëveshjes përfshin mbështetje të vazhdueshme për firmat e mëdha kreditore që drejtohen nga shteti, Fannie Mae dhe Freddie Mac.

    Zoti Obama tha se veprimet e forta dhe të shpejta do të ndalnin spiralen e tatëpjetë.

    Ato do t'u vinin në ndihmë të gjithë amerikanëve dhe plani i tij do të ndihmonte çmimet e shtëpive për të gjithë.

    "Mund t'ju them atë që nuk do të bëjë kjo paketë, ajo nuk do të shpëtojë të papërgjegjshmit dhe të paskrupujt, duke hedhur paratë e taksapaguesve në kredi të këqija," tha zoti Obama.

    Njoftimi përkon edhe me një vlerësim të Rezervës Federale që parashikon se ekonomia amerikane do të tkurret deri në 1.3 për qind dhe papunësia mund të rritet në mbi 8 për qind këtë vit. /bbc/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:43 am