Pas rënies së fitimit vitin e kaluar, prodhuesi gjerman i automjeteve Daimler pret për 2009-ën, një rënie të mëtejshme. Shitjet dhe xhiroja do të vazhdojnë të bien edhe këtë vit, bëri të ditur sipërmarrja në Shtutgart.
Shefi i Daimlerit, Dieter Zetsche, deklaroi se nga këndvështrimi i sotëm kërkesa botërore për automjete të vogla do të pakësohet me 10 për qind në krahasim me 2008-ën.
Për të përballuar krizën Daimleri planifikon të kursejë, të vazhdojë uljen e prodhimit si dhe të shkurtojë pagesat shtesë për punonjësit dhe dividendin.
Vitin e kaluar fitimi operativ i Daimlerit ra në nivelin e 2,7 miliardë eurove. Prodhuesi i automjeteve kishte shënuar në 2007-ën fitimin rekord prej 8,7 miliardë eurosh. /D-Welle/