Presidenti amerikan, Barack Obama, sot e ka mirëpritur miratimin e planit të tij, prej 787 miliardë dollarësh për stimulimin e ekonomisë, nga Kongresi.
Ai vlerësoi se ky zhvillim paraqet "moment shumë të rëndësishëm në rrugën për ripërtritjen tonë".
Mëtutje, në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Obama tha se këtë pako do ta nënshkruante "së shpejti".
Këto komente u bënë pasi mbrëmë vonë Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi planin prej 787 miliardë dollarësh për uljen e taksave dhe shpenzimeve, për ta ndihmuar ripërtritjen e ekonomisë amerikane, që ballafaqohet me probleme të mëdha.