Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me anë të një komunikate të lëshuar për shty, ka njoftuar se ka plotësuar suksesin tjetër të radhës duke tejkaluar planin e të hyrave për periudhën janar 2009, duke arkëtuar 26.5 milionë euro, ose 5.5 milionë euro më shumë se plani i paraparë. Shuma e mjeteve të arkëtuara nënkupton një ngritje të të hyrave në këtë institucion prej 26 për qind.
Në njoftimin zyrtar të ATK-së thuhet se, nëse krahasohet periudha janar 2009, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tejkalimi ka arritur 5.2 milionë euro apo 25 për qind më shumë të hyra përgjatë kësaj periudhe të këtij viti.
“Faktorët që kanë ndikuar në realizimin e të hyrave në këtë periudhë janë: Rritja e vetë-deklarimit si rezultat i komunikimit më të mirë me tatimpagues, Vendimi i Qeverisë për Pezullimin e ndëshkimeve (bizneset të cilat kanë arritur marrëveshje me ATK-në), efikasiteti më i madh i kontrollit tek tatimpaguesit, transparenca, rritja e besueshmërisë, qasja më e mirë në procesin e kontrollit tek tatimpaguesit, menaxhimi më efikas i borxheve, bashkëpunimi me institucionet e tjera dhe shfrytëzimi më racional i kohës – ngritja e përgjegjësisë në punë”. /Telegrafi/