Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kosova promovohet në panairin e turizmit në Stamboll

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Kosova promovohet në panairin e turizmit në Stamboll Empty Kosova promovohet në panairin e turizmit në Stamboll

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 3:07 am

    Përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe komuniteti i biznesit të Republikës së Kosovës po marrin pjesë në Panairin e turizmit "EMMIT 2009", në Stamboll të Turqisë.

    Delegacioni i MTI-së, i përbërë kryesisht nga Departamenti i Turizmit, për herë të parë po merr pjesë në një panair ndërkombëtar, si shtet i pavarur, siç është panairi i turizmit "EMMIT 2009", i cili ka filluar me datën 12 shkurt dhe do të zgjatë deri më 15 shkurt 2009.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të lëshuar nga MTI-ja, Kosova, në këtë panair, promovon turizmin kosovar përmes "Prospektit Turistik – Kosova" , "Informatorit turistik", "Prospektit turistik të Alpeve Shqiptare" dhe përmes disa materialeve tjera promovuese për Kosovën.

    Janë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kanë ekspozuar produktet e tyre turistike për Kosovën, gjë që kanë sensibilizuar tek vizitorët resurset turistike të Kosovës”.
    “Ne si kompani vazhdimisht marrim pjesë në të gjitha panairet e rëndësishme përfshirë këtu edhe panairin e Stambollit. Në këtë panair po marrin pjesë 55 shtete dhe tre mijë kompani e të cilat janë sensibilizuar me resurset turistike të Kosovës”, ka deklaruar për “Telegraf”, Naim Ejupi nga kompania “Eurokoha”, njëri ndër përfaqësuesit e komunitetit të biznesit i cili ndodhet në panairin e turizmit në Stamboll.

    Ndërkohë MTI-ja po ashti ka njoftuar se, në ditën e parë të hapjes së panairit, stenda e Kosovës ka zgjuar interesim të madh në mesin e vizitorëve të shumtë dhe njëherësh është njëri ndër këndet më të vizituar në hollin e këtij panairi.

    “Gjatë vizitës që i bëri panairit, ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Ertugrul Gynaj vizitoi stendën e Republikës së Kosovës, të cilin në emër të MTI-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Kosovës e falënderuan për respektin që tregoi ndaj tyre”. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:16 pm