Ky memorandum ka për qëllim parandalimin e tregtimit ilegal të barnave, mbrojtjen e interesit të konsumatorëve, ngase produktet e njëjta te distributorët e ndryshëm kanë çmime të ndryshme si dhe respektimin e ekonomisë së tregut të lirë, njoftoi Zyra për informim e MSH-së.
Me qëllim të parandalimit të tregtimit ilegal të barërave, Ministria e Shëndetësisë (MSH), Shoqata e Distributorëve të Produkteve Medicinale dhe Farmaceutike dhe Shoqate e Farmacistëve të Kosovës, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi deklarimin e çmimit të barnave.
Memorandumi është nënshkruar nga ministri Alush Gashi, Armend Agani dhe Agim Qaka.
Çmimet me pakicë duhet të deklarohen deri më 28 mars dhe do të vlejnë deri më 31 dhjetor të këtij viti.
“Qarkulluesit farmaceutikë me pakicë do të deklarojnë çmimin duke përfshirë këtu edhe obligimet tjera ndaj doganës dhe TVSH-së. Çmimet deklarohen një herë brenda vitit kalendarik, me mundësi të ndryshimit edhe një herë në pjesën e dytë të vitit kalendarik”, thuhet në këtë njoftim.
Ndryshimin e çmimit të deklaruar, subjektet mund ta bëjnë një herë në vit vetëm me aprovimin e Komisionit të formuar nga AKPM-ja me përbërje gjithëpërfshirëse: MSH, AKPM, Shoqata e Distributorëve të Produkteve Medicinale dhe Farmaceutike të Kosovës, Shoqata e Farmacistëve të Kosovës./telegrafi/