Yahoo është bërë makina e parë e kërkimit e cila ka shkurtuar kohën e ruajtjes së dhënave personale të përdoruesve të cilët bëjnë kërkime dhe shfletojnë internetin.
Të gjitha të dhënat për shfletimin e uebit të cilat ruhen, nga trembëdhjetë muaj sa janë tani do të shkurtohen në gjithsej tre muaj, që është më së paku prej të gjithë makinave të kërkimit.
Google, për shembull, ruan të dhënat për përdoruesit për gjashtë muaj, e po aq gjatë qëndrojnë edhe në bazën e të dhënave të Microsoftit.
Sipas informatave të cilat vijnë nga kompania Yahoo, pas tre muajsh do të fshihen të gjitha informacionet mbi aktivitetet e vizitorëve, kërkimet individuale, informatat mbi fjalëkalimet dhe emrat përdorues.
Ruajtja e të dhënave nëpër faqet e kompanisë Yahoo më gjatë se tre muaj do të ndodhë vetëm atëherë kur të vlerësohet se ekzistojnë mundësi për mashtrim apo rrezikim të sigurisë së përdoruesve. Në atë rast të dhënat do të ruhen për gjashtë muaj rresht.