Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Tri receta për gjelin e detit

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 30
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Tri receta për gjelin e detit Empty Tri receta për gjelin e detit

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 1:24 pm

    Gjeli i detit historikisht është “i dënuar me vdekje” për ditët festive, për Krishtlindje dhe veçanërisht në natën e ndërrimit të viteve. Ai pothuajse jeton vetëm 364-365 ditë, ushqehet mirë sikur të ishte “pasha” dhe me therjen, e më pas gatimin, është i destinuar të jetë pjeta kryesore e festës së fundvitit. Ky është fati i një gjeli të detit!

    Një tavolinë do të dukej e plotë, e ushqyeshme, tradicionalisht e bukur vetëm nëse nuk do të mungonte gjeli i detit. Pa të festat në shtëpinë time nuk mund të më japin kënaqësinë e duhur të ushqyerit.

    Gjeli i detit i gatuar në mënyra të veçanta duhet të jetë pjesë edhe e tavolinës tuaj. Madje jo vetëm për festa, por edhe ahengje familjare, të shumtat e familjeve që kanë hapësira në shtëpinë e tyre e blejnë këtë shpend disa muaj përpara festave dhe kujdesen vetë për të për të qenë sa më i shëndetshëm.

    Po, pse mbetet simboli i festave një gjel deti?

    Ky shpend gatuhet dhe konsiderohet si pjata më e mirë dhe më specifike për raste festash familjare. Ai nuk i referohet një simbolike të veçantë dhe nuk merr ndonjë kuptim specifik, përveç faktit se ai ka një madhësi më të madhe se të gjithë shpendët e tjerë, gatuhet thjesht në një furrë druri dhe pa diskutim që merr një shije të jashtëzakonshme.
    Megjithatë, tradita shqiptare e gatimit të gjelit të detit vjen nga Shqipëria e Mesme. Në këto vende, familje që jetojnë në zonat rurale merren me rritjen dhe më pas me tregtimin e këtij shpendi. Madj, në qytetin e Peqinit “shpendit privilegjues” i bëhen edhe konkurse të veçanta dhe gjeli i detit që del më fitimtar pas zënies me gjela të tjerë, është më i shëndetshëm dhe shitet më shtrenjtë se të gjithë gjelat e tjerë.

    Gatimi i gjelit merr një rëndësi të veçantë në Shqipëri dhe tani edhe në Kosovë. Ai përdoret në të gjitha vendet perëndimore dhe të lindjes.

    Me poshtë po sjellim tri receta, të cilat përdoren për përgatitjen e gjelit të detit:

    Gjeli i detit për Vitin e Ri

    Përbërësit:

    Për 4 persona duhen:
    Një gjel deti, 2-3 qepë të njoma, 50 gr gjalpë, një lugë kafeje rrush të terur të grirë, kripë, piper, një kokërr limoni, një bukë misri.

    Përgatitja:

    Fillimisht gjelit të detit i hiqen pendët me ujë të vluar. Më pas fillon pastrimi më i imtësishëm në brendësi të tij. Gjelin e pastruar e fërkojmë brenda dhe jashtë me kripë, piper, gjalpë dhe limon. Pas kësaj e vendosim në furrë në një temperaturë mesatare dhe e spërkasim herë pas here me lëngun e vet. Për pjekjen e kontrollojmë herë pas here derisa ai të rezultojë i pjekur mirë. Pas pjekjes, skuqim me pak gjalpë qepën e grirë hollë, shtojmë lëngun e gjelit, dhjozëm dhe pak ujë. E lëmë derisa të marrë valë. Thërrmojmë bukën e misrit dhe e hedhim në lëng. Që të marrë aromë të këndshme e përvëlojmë me gjalpë të shkrirë. Së fundmi përsheshin e vendosim në pjata dhe sipër i vendosim ndarjet e gjelit të detit. Përgatitja shërbehet e ngrohtë.

    Gjel Deti me Oriz

    Përbërësit për 4-5 persona:

    Një gjel deti, 280 gr. oriz, 40 gr. gjalpë, vaj, 200ml ujë

    Përgatitja:

    Në fillim e nxehim ujin në temperaturën 70 gradë Celsius. Në një enë tjetër skuqim orizin me gjalpën dhe pak vaj të zakonshëm dhe i përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Më pas në masën e përftuar hedhim buljonin e gjelit të detit. Buljoni i gjelit të detit mund të bëhet sipas dëshirës me arra, qepë të prerë në kubikë të vegjël. Në një tavë pa vaj hedhim të gjithë produktin e krijuar, më pas e mbulojmë me letra alumini dhe e vendosim të piqet për rreth 25 minuta në temperaturën 180 gradë. Në këtë mënyrë tava është e përfunduar.

    Gjeli i ndarë në feta:

    Përbërësit për 4-5 persona:

    Gjeli i deti i ndarë në disa feta në trajtë bërxolle, 2-3 qepë, piper të zi, pak vaj ulliri, gjalpë sipas dëshirës, 2 gjethe dafine, kripë dhe salcë

    Përgatitja:

    Prerja e gjelit në feta bëhet kur ai është i pazier. Më pas presim qepë në kubikë të vegjël dhe i shtojmë piper dhe e vendosim në një enë me pak ujë. Pasi e lëmë të ziejë pak, i shtojnë dhe 2 gjethe dafine për aromë, vajin e ullirit dhe gjalpin dhe i kapërdijmë. Përzierjen e ndajmë nga mishi dhe e vendosim në një enë të veçantë. Mishin e gjelit, tashmë të veçuar, e vendosim në një tepsi, i hedhim pak kripë dhe salcë (sipas dëshirës) dhe e fusim në furrë për pjekje. Kontrollojmë herë pas here pjekjen dhe pasi të sigurohemi që është gati e nxjerrim atë nga furra. Në këtë mënyrë mishin e gjelit e shoqërojmë veçmas ose e bashkojmë me përzierjen e krijuar më parë.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:46 am