Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Frikësoheni nga gripi derrit? Këshilla si të mbroheni

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 30
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Frikësoheni nga gripi derrit? Këshilla si të mbroheni Empty Frikësoheni nga gripi derrit? Këshilla si të mbroheni

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 1:17 pm

    Mendoni se larja e duarve është diçka e thjesht? Jo edhe aq. Kështu nuk mendon Dr. Laurence Harris, i cili sjell disa këshilla se pse duart duhet të jenë të pastra.

    Nga Laurence Harris, M.D. më 07.12.2009 në ora 15:27
    Larja e duarve është gjëja më e thjeshtë në këtë sezonë të ftohjes dhe gripit dhe është një gjë që i parandalon këto dy sëmundje. Të ftohti dhe gripi më së shumti transmetohet nëpërmes duarve të juaja. Ne prekim një objekt që ka viruse që nuk shihen më sy dhe pastaj prekim sytë tonë, hundën apo gojën. Ky shkaktar paraqitet në 30 deri në 40 për qind të rasteve të infeksioneve. Të ftohtit dhe gripi mund të mbijetojnë jashtë organizmit të njeriut për një kohë të gjatë më shumë sesa virusët e të ftohtit dhe mund të jetojnë edhe në sipërfaqe pa pore të lëkurë – siç është druri, plastika apo metali – dhe në sipërfaqe të buta siç janë teshat apo letra. Sëmundjet bakteriale përfshin edhe bakteret salmonella, E. Coli dhe infeksionin e diarresë që mund të shpërndahet në mënyrë të njëjtë sikurse viruset.

    Mukoza e membranës së syrit, hundës dhe gojës janë hyrjet në trup të këtyre organizmave. Një studim i fundit në Universitetin e Kalifornisë tregon që studentët që kanë prekur me duart e tyre sytë, hundën apo gojën kanë pasur ndikim negativ në shëndetin e tyre që është vërejtur 16 herë gjatë ditës. Larja e vazhdueshme e duarve është mënyra më e mirë që mos të sëmurem nga këto sëmundje. Kjo shprehi e thjesht mund të bëhet me sapun dhe ujë apo me alkool – një pastrues ku nuk e përdorim ujin. A i dini benifitët që i kemi nga higjiena dhe pastrimi i vazhdueshëm i duarve? Më poshtë do i japim edhe do informacione shtesë.

    ***

    Pavarësisht benifitëve që kemi nga larja e duarve shumë njerëz nuk e praktikojnë këtë shprehi sa më shumë që munden – madje edhe kur lahen në banjo. Gjatë gjithë ditës organizmi akumulon baktere të ndryshme të cilat kapen në duart e juaja. Nëse ju nuk i pastroni duart shpesh ju mund të infektoni me këto mikrobe duke prekur sytë, hundën apo gojën. Mund të transmetoni sëmundjen e juaj tek të tjerët duke i prekur gjatë ditës gjëra të ndryshme si telefon, dyer dhe pajisje të tjera.

    Përderisa shumica e njerëzve ftohen nga moti, gripi është një gjë më serioze. Tek të rinjtë dhe tek ata me probleme kronike mund të paraqitet pneumonia. Kombinimi i gripit dhe pneumonisë mund të shkaktoj vdekjen e një organizmi.

    Higjiena joadekuate e duarve po ashtu shkakton edhe sëmundjet në ushqim, siç është salmonela dhe infeksionet e. Coli. Sipas Qendrës për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve më shumë se 76 milion amerikan sëmuren nga ushqimet e ndryshme për çdo vit. Nga këta, rreth 5000 e tyre vdesin nga këto sëmundje. Tek të tjerët paraqiten simptomat e sëmundjeve psikologjike, të vjella dhe diarre.

    Teknikat e pastrimit të duarve

    Teknika më e mirë e larjes së duarve është ajo me sapun apo përdorimi i alkoolit. Palomat antibakteriale apo letrat e tualetit janë po aq efektive sa larja me sapun por nuk është më i mirë së sa uji me përmbajtje të alkoolit. Sapunët antibakterial janë bërë shumë të popullarizuar kohëve të fundit. Megjithatë, këta sapunë nuk janë më efektiv në vrasjen e mikrobeve sa është sapuni i zakonshëm. Përdorimi i sapunëve antibakterial mund të shkaktoj rezistencë të bakteriale ndaj produkteve antibakteriale – duke e bërë edhe më të vështirë vrasjen e këtyre mikrobeve. Sapuni i zakonshëm është më i miri. Kombinimi i larjes me sapun i duarve dhe shpëlarja me ujë largon bakteret dhe largimi i tyre është shumë rëndësishëm. Uji i nxehtë është shumë me efektiv në largimin e këtyre organizmave nga trupi i juaj, më efektiv se uji i ftohtë.

    Më poshtë po sjellim disa instruksione si ti pastrojmë duart me sapun dhe ujë:

    Lagni duart me ujë dhe shkumojeni mirë sapunin e lëngshëm apo të ngurtë.
    Fërkoni duart e juaj fuqishëm për 15 deri në 20 sekonda.
    Lani të gjitha sipërfaqet, duke përfshirë pjesën e përparme të dorës dhe atë të brendshme, gishtat dhe hapësirat në mes të gishtave.
    Shpërlani mirë.
    Terni duart me një pastrues elektronik apo me peshqir të pastër.

    Larja e duarve me alkool

    Larja e duarve me alkool – në të cilin rast nuk ka nevojë për ujë – është një alternativë e shkëlqyeshme për larjen e duarve kryesisht kur nuk keni sapun apo ujë të mjaftueshëm. Aktualisht është më efektiv së sa sapuni dhe uji në vrasjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë sëmundje. Organizmat nuk mund t’i rezistojnë alkoolit. Ka edhe alkool për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Përdorimi i këtij alkooli për personat me lëkurë të thatë shkakton neveri dhe i shmangen larjes së duarve.

    Jo të gjithë pastruesit e duarve janë të njëjtë. Disa “janë më pak të lëngshëm” dhe kjo tregon se ata nuk kanë alkool të mjaftueshëm. Përdorni vetëm produktet që kanë alkool të mjaftueshëm. Mjeku familjar mund t’ua rekomandoi produktet që kanë deri në 60 për qind alkool.

    Këshilla si të përdoret alkooli për larje të duarve:

    1. Pastroni duart me një lugë e gjysmë të çajit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
    2. Fërkoni duart duke i pastruar të gjitha sipërfaqet e tyre gjersa ato të thahen.

    Nëse duart e juaja duken të papastra atëherë bëjeni një pastrim me sapun dhe ujë sa më shumë që mundeni.

    Kur duhet ti lani duar?

    Edhe pse është e pamundshme që duart të lirohen nga mikrobet atëherë duhet të dini se tani për tani larja e duarve është detyrë për të luftuar bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera.

    12 herë në ditë lani duart

    Larja e duarve në banje publike

    Shumica e studimeve tregojnë që një përqindje kuptimplote e njerëzve, shumicën e herëve më shumë meshkujt se sa femrat nuk i lajnë duart kur përdorin banjat publike. Dorëzat e banjave publike kundërmojnë nga mikrobet. Kështu nëse ka një shportë mbeturinash është pikërisht kjo derë, andaj përdorni letrat higjienike edhe kur hapni derën dhe e mbyllni atë. Dhe pasi të dilni hidheni letrën në shportë. Nuk është mund i madh që të dilni dhe po ashtu ta përdorni sapunin e këtyre banjave për pastrim.

    Kur vizitoni mjekun familjar

    Shumë studime kanë treguar se përkujdesja për shëndetin në përgjithësi nuk është e nevojshme nëse mbajmë higjienë dhe lajmë duart tona. Një studim i fundit suedez ka zbuluar se më shumë se në 50 për qind të rasteve mjekët nuk janë të kujdesshëm në larjen e duarve. Në fakt, shumica e studimeve kanë treguar se rreth 40 deri në 60 për qind e doktorëve dhe motrave medicionale sëmuren për shkak se nuk lajnë duart pasi prekin pacientët. Andaj, kur vizitoni mjekun lani duart pasi të largoheni nga ambulanca. Madje pastrojeni edhe trupin, pasi që, pavarësisht higjienës në spitale, mikrobet janë gjithmonë në aksion. Shembull për këtë, thonë studimet, është se 12 për qind e doktorëve sëmuren nga pneumonia, infeksionet e stafit dhe infeksione të tjera bakteriale.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:10 am