Aktorja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eliza Dushku, do të paraqitet vetëm në seritë e fundit të serialit DollHouse.
Sipas producentëve të kësaj serie, pavarësisht se Eliza ka krijuar një numër të madh adhuruesish, prapëseprapë producentët e Fox nuk ishin të kënaqur me suksesin e serisë, kështu që ajo nuk do të transmetohet në të ardhmen.
Por, Eliza nuk ka mbetur pa punë. Ajo do të paraqitet në dy filma artistikë gjatë 2010-ës. Në "Locked In" dhe "Noah's Ark: The New Beginning".