Dr John Hagan, oftalmolog në Kansas City, Missouri, dhe kolegu i tij i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, thanë se disa njerëz që nuk kanë thellësinë normale të perceptimit, nuk mund të shikojnë fare në 3D.
Ai tha se njerëzit me probleme të muskujve të syrit, kur të dy sytë nuk janë të drejtuar saktësisht te i nëjti objekt, kanë probleme në procedimin e imazheve 3D.
Ekspertët thanë se nuk ka studime për një vlerësim të saktë të mundësisë së dhimbjes së kokës pas shikimit të një filmi në 3D, por Rick Heineman, zëdhënës i kompanisë RealD, që furnizon teatrot e kinemave me pajisjet 3D, tha se dhimbjet e kokës dhe të përzierat ishin arsyeja e parë që teknologjia 3D nuk u zgjerua që në fillim.
Kompania, e cila instalon pajisjet 3D në 90 për qind të kinemave amerikane më këtë kapacitetet dhe ka kontrata biznesi me Sony Corp, Panasonic, JVC, Toshiba Corp dhe Direct TV, tha se avancimet e fundit të teknologjisë kanë adresuar shumicën e problemeve tipike të shkaktuara nga filmat 3D.
Heineman tha se teknologjia e vjetër 3D përfshinte përdorimin e dy projektorëve, njëri për imazhet e syrit të djathtë e tjetri për ato të të majtit. Duke përdorur syzet 3-dimensionale spektatorët mund të shihnin imazhe të ndryshme në secilin sy.
"Njerëzit shpesh u ankonin për dhimbje koke dhe kjo ishte për arsye të disnivelit të projektorëve". tha Heineman.
Kompania e Heineman tashmë përdor një projektor të vetëm digjital, i cili kalon midis imazheve e syrit të djathtë e të majtë 144 herë në sekondë, duke ndihmuar kështu në kalimin e disa problemeve të vjetra
"Me kalimin në një projektor të vetëm, këto çështje janë zgjidhur", tha ai.
Friedman thotë se shumica e njerëzve nuk do të kenë probleme me filmat 3D apo televizorët, por Rosenberg tha se ata do të mërziteshin shpejt me këtë risi.
"Mendoj se do të jetë interesante fillimisht. Shumë njerëz do të thonë se është e pastër, por jo vërtet e rehatshme", tha ai. /ipko.net/