Qendrës turistike dimërore, Brezovica, sivjet nuk i ka prirë fati si duhet. Edhe pse është muaji janar, ende nuk ka rënë borë e mjaftueshme për të filluar sezoni turistik. Përveç që mungojnë turistët, aty mungojnë investimet dhe nuk punojnë teleferikët. Të gjithë e presin rënien e dëborës.Hoteli “Narcis”, 9 kilometra larg qendrës së skijimit në Brezovicë, edhe pse është i hapur për mysafirë gjatë gjithë kohës, të shtunën dukej shkretë. Përveç kamerierëve të shtyrë në moshë, aty këtu vërehej ndonjë turist entuziast. Kushtet e vështira në të cilat punonin, dukeshin qartë. Mund të arsyetohej disi edhe mungesa e sheqerit për ta pirë një kafe.
Drejtori i kompanisë menaxhuese “Inex”, që ka nën mbikëqyrje edhe kompleksin turistik të Brezovicës, Aleksander Janicevic, ndihej komod në këtë ambient, që nuk duket se ka ndryshuar shumë nga viti 1970, kur dhe ishte ndërtuar.
Megjithatë, i shqetësuar me interesimin e paket të turistëve, me zë të ulët mallkonte edhe dëborën, e cila i kishte tradhtuar këtë vit.
“Nuk mbahet mend në Brezovicë që kaq gjatë të mos këtë rënë borë”, thoshte Janicevic.
Ai kujtonte kohën kur sezoni fillonte nga fundi i nëntorit. Ndërsa tani është janari dhe në këtë anë vetëm një ditë ka pasur të reshura bore, që kanë arritur në gjysmë metre.
Qendra e skijimit, përplot shkrepa dhe baltë, të krijonte përshtypje se këtu me vite nuk ka shkelur këmbë njeriu. Pamjet përrallore që ofrojnë malet e Sharrit nuk kishin lezet pa dëborë.
Teleferikët ishin të ndalur. Vëreheshin vetëm disa të rinj, që nga brenda hotelit “Molika” sodisnin ambientin, në të cilin kishin ardhur të rrëshqisnin me ski.
Visari, pjesë e grupit të studentëve të Fakultetit të Edukatës Fizike nga Prishtina, ishte zhgënjyer.
“Nuk është e mundur të mos ketë borë deri në ketë kohë. Ne e kemi të obliguar skijimin nga fakulteti dhe që 3 ditë vetëm po rrimë”, tha i dëshpëruar ai.
Sezoni turistik dimëror përfundon në fund të prillit, ndërsa kreu i “Inex-it”, Janicevic thotë se vetëm deri tani nga mungesa e borës, kompleksi Brezovica ka humbur më shumë se gjysmë milioni euro.
Por, jo vetëm të reshurat mungonin në këtë vend.
Mosinvestimi në përmirësimin e infrastrukturës, për më shumë se një dekadë, tregonte se shumëçka në Brezovicë funksionon sikurse në kohën e paraluftës. Gati të gjithë punëtorët, prej 200 sa numëron ky kompleks, janë të moshës mbi 50-vjeçare. Kështu dukeshin kamerieret në hotelin “Molika”, të cilëve të vinte gjynah t’u kërkoje të të shërbenin çaj, për moshën që kanë.
“Shumica e punëtorëve janë të vjetër. Unë them se duhet punëtorë të rinj, sepse edhe i ka hije një kompleksi turistik modern”, thoshte Janicevic.
Nga mungesa e fitimit, punëtorët pagat ende i marrin nga shteti serb.
Janicevic duke tërhequr paralele me kohën e paraluftës, thotë se atëherë kompleksi ka regjistruar deri në 200 mijë fjetje, kurse pas luftës mesatarja sillet prej 1 000 deri në 2 000 fjetje. Gjatë viteve të 90’të, thotë ai, kompleksi ka regjistruar fitim deri në 6 milionë marka.
“75 për qind e bruto produktit në Komunën e Shtërpcës ka ardhur prej turizmit”, tregon ai.
Pavarësisht kësaj gjendjeje, pronarët e hoteleve dhe udhëheqësit e kompleksit janë përgatitur t’i presin mysafirët.
Janicevic thotë se rrymë ka më bollëk, pasi hotelet atje kishin filluar ta paguajnë rrymën. Por edhe çmimet e fjetjes dhe ushqimit duken se do të jenë volitshme për këtë sezon. Krahasuar me vitin e kaluar çmimet nuk kanë ndryshuar shumë. Nga 15 deri 25 euro kushton fjetja me gjysmëpansion.
Ndërsa, çmimi i ski-passit për 1 ditë kushton 12 euro, kurse për dy ditë, 20 euro. Ski-passi sezonal është 200 euro. Teleferikët janë siguruar se do të punojnë dhe e vetmja që po presin është dëbora. Derisa të zbardhen malet e Sharrit, pronarëve të hoteleve dhe skitarëve u mbetet vetëm të luten.