Operatori i Sistemit, transmisionit dhe tregut (KOSTT) ka njoftuar përmes një komunikate se në Ferizaj të martën do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike për 10 megavat për orë më pak.
“Të martën, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, me qëllim që të mundësohet realizimi i punëve në kuadër të projektit të KOSTT-it për rehabilitimin e largpërçuesit LP 212 që lidh nënstacionet NS Kosova A me NS Bibaj (Ferizaj), për të krijuar kushtet e sigurisë në punë, është e domosdoshme që të shkyçet largpërçuesi LP 118/5 që lidh NS Prishtina 4 me NS Bibaj”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Gjithashtu, më 12 janar, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, me qëllim të mundësimit të realizimit të punëve përgatitore për ndërtimin e largpërçuesit 110 kV NS Klina – NS Peja 3, është e domosdoshme që të shkyçet largpërçuesi LP 1806 që lidh nënstacionet Gjakova 2 me Klinë.
Gjatë kësaj kohë konsumatorët e Klinës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.