Deklarimet e PS-së se KESH-i ka shkaktuar vërshime në Shqipëri, duke pushuar nga puna hidrocentralet dhe mbyllur digat në lumenjtë e Shkodrës, mund të jenë të vërteta. Një argument është blerja e rrymës nga Kosova. KEK-u pranon se i ka shitur maksimalisht rrymë Shqipërisë në fund të muajit dhjetor dhe në fillim të muajit janar.Pas vërshimeve në Shqipëri, saktësisht në gjashtë zona duke nisur nga ajo më e madhja e Shkodrës, Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë si faktor kryesor i kësaj situate. Kjo parti ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë ka mbyllur digat dhe ka pushuar hidrocentralet nga prodhimi në ditët e fundit të muajit dhjetor dhe të fillimit të muajit janar, me qëllim të rritjes së lumenjve dhe më vonë mundësisë për shitje të rrymës. Pas shirave të mëdha dhe mbylljes së këtyre digave, uji vërshoi gjashtë zona në Shqipëri.
Partia Socialiste, gjithashtu deklaroi se gjatë kësaj kohe kur KESH-i ka lënë jashtë funksioni hidrocentralet, është furnizuar në masë të madhe me rrymë nga Kosova. Kjo ka dalë e vërtetë pasi që KEK-u ka treguar se aq sa e durojnë kapacitetet e transmisionit, ka ndihmuar Shqipërinë gjatë periudhës së fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit të vitit 2010. Korporata Energjetike e Shqipërisë, menjëherë pas këtyre deklaratave, ka mohuar se është furnizuar nga KEK-u në këtë kohë. Përkundrazi, ka deklaruar se e ka furnizuar Kosovën me energji elektrike.
Zyrtarë të KEK-ut dëshmojnë se në periudhën e fundvitit kanë furnizuar jashtëzakonisht shumë me rrymë Shqipërinë. Sipas zëdhënësit të kësaj korporate, Viktor Buzhala, në ditët e fundit të muajit dhjetor, KEK-u i ka dhënë rrymë Shqipërisë maksimalisht. Madje, thotë ai, deri në atë masë sa e durojnë kapacitetet e transmisionit.
Shqipërisë, shtoi ai, i është kthyer energjia elektrike e marrë më herët në formë shkëmbimi, gjatë muajit dhjetor, pas mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesit.
“Bëhet fjalë për 20 deri në 63 megavat për orë apo 300 deri në 500 megavat gjatë një dite në këtë kohë”, deklaroi zëdhënësi i KEK-ut.
Sipas tij, kthimi është bërë në këtë kohë, pasi dihet se KEK-u bazohet në prodhimin e termoenergjisë, që është lineare dhe gjatë natës në këtë periudhë paraqitet tepricë e madhe e energjisë për shkak të rënies së madhe të kërkesës nga koha e pikut në orët e vona. Tash, KEK-u edhe ka lënë jashtë funksioni një bllok për shkaku se hidrocentralet e KESH-it po prodhojnë në masë të madhe energji, pasi që lumenjtë e këtij vendi po pëlcasin.
Në Shqipëri, gjendja është e rëndë dhe gjashtë zona tashmë janë të gjysmë të shkatërruara. Më të goditurat janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës. Fati në këtë situatë të rëndë, sipas drejtuesve të qeverisë së Shqipërisë, është se nuk ka të vdekur, por vetëm dëme materiale.
Në ndihmë këtyre qytetarëve u kanë ardhur, pos ekipeve të shpëtimit të shtetit, edhe shumë shtete të OKB-së dhe NATO-s. Atyre po u ndihmojnë edhe numër i vogël i pjesëtarëve të FSK-së së Kosovës.
Ndihma nga NATO-ja erdhi pas apelit që ka lëshuar Qeveria shqiptare pranë Qendrës së Emergjencave të NATO-s, nga Italia janë vënë në dispozicion një helikopter dhe 37 automjete të tonazhit të lartë. Austria, Franca e Sllovenia kanë ofruar për popullatën ne rajonet problematike gjeneratorë dhe pompa uji. Ndërkohë, nga Greqia fqinje janë vënë në dispozicion dy ekipe zjarrfikësish me personel të specializuar dhe të përshtatshëm dhe për operacione në territore të përmbytura. Kanë lajmëruar edhe shumë shtete të tjera që do t`i dalin në ndihmë Shqipërisë.