Kryesues i Kuvendit Komunale është zgjedhur Dejan Mërgjinac i SLS-së, ndërsa zëvendëskryesues Hamdi Aliu i PDK-sëPas dy vitesh, Komuna e Shtërpcës bëhet me Kuvend legjitim. Të martën, në prani edhe të shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë është konstituuar Kuvendi Komunal i kësaj komune, me 19 këshilltarët e dalë nga zgjedhjet e 15 nëntorit të vitit 2009.
Kjo ka ardhur pas një marrëveshje për bashkëqeverisjeje ndërmjet degës së PDK-së dhe SLS-së, e cila ka fituar 8 ulëse nga 9 sa ka gjithsej komuniteti serb. Kjo parti ka dhënë edhe kryetarin e Komunës, Bratisllav Nikoliq, i cili në balotazh ka dalë fitues kundrejt kandidatit të PDK-së, Beqir Fejzullahu.
Pasi këshilltarët serbë e shqiptarë kanë dhënë betimin në gjuhët e tyre, Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesuesin e vet. Me 14 vota për dhe 4 vota kundër, për kryetar të Kuvendit Komunal të Shtërpcës, është zgjedhur Dejan Mërgjinac i SLS-së.
Për zëvendëskryesues pa u votuar fare, por mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, është zgjedhur Hamdi Aliu i PDK-së.
Me këtë rast para këshilltarëve ka folur edhe kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliq, i cili është zotuar se do të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
Nikoliq me këtë rast ka vlerësuar se po vjen një kohë e re për komunën e Shtërpcës, ku askush nuk do të jetë i diskriminuar, por i barabartë.
Edhe pse shqiptarët kanë fituar një këshilltar më shumë, përkatësisht 10 kundrejt 9 këshilltarëve serbë, ata megjithatë do të jenë në opozitë, shkaku edhe i marrëveshjes për koalicion të PDK-së me SLS-në.
Ali Halimi, këshilltar nga radhët e PSK-së, deri në këto zgjedhje nënkryetar i emëruar i Komunës, nuk ishte i kënaqur me gjithë atë që po ndodhte të martën në Shtërpcë. “Nuk janë tërhequr strukturat paralele serbe nga komuna. Ne si komunitet shqiptar kishim 60 për qind të votave, ndërsa kemi mbetur në opozitë. Megjithatë do të presim zhvillimet e mëtejme”, tha për “Express”, këshilltari opozitar, Ali Halimi.