Më 11 dhjetor, në Prishtinë do të zbresë aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i cili ne Kosovë njihet si “Mehmet Kosova”.
Këtë ditë, qytetarët e Kosovës, do të kenë mundësi të shohin “live” heroin e tyre të filmit “Jetë e hidhur ” tek shëtitet sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Aktori i njohur turk, do të jetë dy ditë me radhë mysafir në Prishtinë. Ai do ta bëjë hapjen e Javës së Filmit Turk, që fillon me 11 dhjetor në Kinemanë ABC. Java hapet me filmin e tij “Kapadaiu”.
Lajmin e konfirmoi edhe Ambasada turke në Prishtinë, e cila kishte marrë shumë kërkesa për të realizuar këtë vizitë.
E së bashku me Imirzalioglun, në Prishtinë do të qëndrojnë edhe regjisori i filmit, Omer Vargi, dhe aktori tjetër, Shener Shen.
Aktori, Imirzalioglu ka diplomuar në matematikë në Universitetin Teknik Jëlldëz. Në vitin 2001, ai fitoi garën e top modelit botëror, e më pas filloi edhe angazhimet në film.