Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Hakerat shume prane endrres se deshiruar!

    X-Spider
    X-Spider
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Male
    Postimet : 30
    Age : 34
    Reputation : 3
    Pikët : 45
    Registration date : 2009-11-27

    Hakerat shume prane endrres se deshiruar! Empty Hakerat shume prane endrres se deshiruar!

    Post by X-Spider Tue Dec 01, 2009 8:14 am

    Hakerat që marrin kontrollin e kompjuterit konsiderohen negativë. Tani shkencëtarët shqetësohen se një ditë ata do përpiqen të na marrin kontrollin e trurit.

    Në vitin e kaluar, kërkuesit kanë zhvilluar teknologji që mundësojnë përdorimin e mendimeve për të operuar një kompjuter, të manovrohet një karrige me rrota ose të përdoret edhe Twitter – gjithçka pa lëvizur asnjë gisht. Por teksa pajisjet nervore bëhen më të komplikuara – dhe bëhen pa fije – disa shkencëtarë thonë se rreziqet e “piratimit të trurit” duhen konsideruar seriozisht.

    “Pajisjet nervore po zhvillohen me shpejtësi shumë të lartë, dhe kanë një premisë shumë të mirë për të ardhmen” thotë eksperti për sigurinë kompjuterike Tadayoshi Kohno i Universitetit të Uashingtonit. “Por nëse nuk fillojmë që tani të kujdesemi për sigurinë mund të gjendemi pas 5 a 10 vitesh duke thënë se kemi bërë një gabim shumë të madh.”

    Hakerat ndërhyjnë përherë në kompjuterët personalë, por ç’do të ndodhte nëse do i përqendronin përpjekjet në pajisjet nervore, të tipit të stimuluesve të trurit që momentalisht përdoren për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe depresionin, apo sistemet me elektroda për kontrollimin e gjymtyrëve me proteza? Sipas Kohno dhe kolegëve të tij, të cilët i kanë publikuar shqetësimet e tyre më 1 Korrik në “Neurosurgical Focus”, shumica e pajisjeve aktuale nervore kanë shumë pak rreziqe sigurie. Por teksa inxhinieria nervore bëhet më komplekse dhe më e përhapur, potenciali i problemeve të sigurisë do shtohet.

    Për shembull, brezi i ardhshëm i pajisjeve të implantueshme që kontrollojnë gjymtyrët protezë me shumë mundësi do përfshijë kontrolle pa fije që do i lejojnë doktorët të modifikojnë parametrat e pajisjes nga distanca. Nëse inxhinierët neuralë nuk ndërtojnë mekanizma sigurie si kriptim dhe kontroll aksesi, një sulmues mund të marrë kontrollin e pajisjes dhe në këtë mënyrë të gjymtyrit robotik.

    “Është shumë e vështirë të projektosh sisteme kompleks që nuk kanë ‘vrima’”, thotë Kohno. “Teksa këto pajisje mjekësore bëhen gjithnjë e më shumë të komplikuara, bëhet gjithmonë e më e lehtë të lihen pas dore ‘vrima’ të cilat në të ardhmen mund të përbëjnë rreziqe seriozë. Sot mund të duket si fantashkencë, por e tillë ishte e vizita e hënës para 50 viteve.”

    Disa mund të vënë në dyshim përse dikush mund të dojë të “piratojë” trurin e dikujt tjetër, por kërkuesit thonë se ka një precedent për përdorimin e kompjuterëve për të shkaktuar dëm nervor. Në nëntor të 2007 dhe në mars 2008 disa programues keqdashës kanë vandalizuar disa faqe ueb që të cilat përdoreshin nga epileptikët duke vendosur në to animacione flash, të cilat shkaktuan kriza në disa pacientë të ndjeshëm ndaj foto-elementëve.

    “Ka ndodhur në dy raste të ndara”, thotë studentja diplomante Tamara Denning, bashkautore e studimit. “Është vërtetuar se njerëzit do sillen keq dhe do përpiqen të vënë në rrezik shëndetin e të tjerëve duke përdorur kompjuterët, sidomos nëse pajisjet nervore kanë përhapje më të gjerë.”

    Në disa raste, pacientët mund të duan vetë të piratojnë pajisjet e tyre nervore. Ndryshe nga pajisjet për kontrollin e gjymtyrëve protezë të cilët ende përdorin kabllo, shumë stimulus të trurit që tani mbështeten në sinjale pa fije. Piratimi i këtyre pajisjeve mund t’u mundësojë pacientëve “vetë-diagnostikim” të sjelljeve të përmirësuara apo lehtësim të dhimbjes duke rritur aktivitetin e pajisjeve.

    Pavarësisht rreziqeve, thotë Kohno, shumica e pajisjeve të reja krijohen pa marrë fare parasysh sigurinë. Inxhinierët nervorë e konsiderojnë sigurinë dhe besueshmërinë e pajisjeve të reja mbi bazën nëse pajisja e re i përshtatet udhëzimeve etike, apo jo. Deri tani, disa grupe kanë vlerësuar si mund të piratohen pajisjet nervore për të kryer veprime të paprogramuara. Kjo është hera e parë që një studim akademik ka shqyrtuar temën e “neuro-sigurisë”, fjalë e përdorur prej grupit për të shpjeguar fushën e tyre të studimit.

    “Çështjet e sigurisë dhe privacisë duket se anashkalohen” thotë Kohno. “S’do habitesha nëse shumica e personave që punojnë në këtë fushë s’kanë menduar kurrë për sigurinë.”

    Kevin Otto, një bio-inxhinier që studion ndërfaqet e pajisjeve të trurit në Universitetin Purdue thotë se në fillim ishte skeptik për këtë kërkim. “Kur e lexova fillimisht, isha në dyshim nëse siguria përbënte problem. Por studimi jep një argumentim bindës se kjo është e rëndësishme, dhe ka ardhur koha që inxhinierët nervorë të bashkëpunojnë me zhvilluesit e sigurisë.”

    Kurrë nuk është herët për të menduar për problemet e sigurisë, thotë inxhinieri nervor Justin Uilliams i Universitetit të Uisconsin, i cili nuk është përfshirë në këtë studim. Por theksoi se pajisjet që përdoren sot nuk janë subjekt sulmesh, dhe se frika për rreziqet e sigurisë në të ardhmen nuk duhet të ndalojë përparimin në këtë fushë. “Këto çështje të sigurisë duhet të analizohen përkrah me zhvillimin e teknologjisë” thotë ai.

    Historia jep shume shembuj se përse është e rëndësishme të fillohet të mendohet për sigurinë përpara se ajo të bëhet problem, thotë Kohno. Ndoshta shembulli më i mirë është Interneti, i cili fillimisht ishte konceptuar si projekt kërkimi dhe nuk e mori parasysh sigurinë.

    “Për shkak se Interneti nuk është konceptuar duke marrë parasysh sigurinë është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të rikrijohet infrastruktura aktuale e Internetit për të arritur objektivat e sotëm të sigurisë.” Kohno dhe kolegët e tij shpresojnë të shmangin probleme të tilla në botën e pajisjeve nervore, duke shtyrë komunitetin e fushës të marrë parasysh problemet e sigurisë para se ato të bëhen realitet.

    “Pyetja e parë që duhet t’i bëjmë vetes është: ‘Mund të ketë probleme sigurie dhe privacie?’” thotë Kohno. “Diskutimi nëse ka apo jo probleme të fut 90% në temë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:39 pm