Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Sisteme filtruese për të luftuar në mënyrë efikase sulemt DoS

    Dard1
    Dard1
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 22045
    Age : 30
    Vendodhja : Peja City
    Reputation : 2
    Pikët : 44036
    Registration date : 2009-05-13

    Sisteme filtruese për të luftuar në mënyrë efikase sulemt DoS Empty Sisteme filtruese për të luftuar në mënyrë efikase sulemt DoS

    Post by Dard1 Sat Oct 03, 2009 2:20 am

    Sisteme filtruese për të luftuar në mënyrë efikase sulemt DoS Sisteme-filtruese-p%C3%ABr-t%C3%AB-luftuar-n%C3%AB-m%C3%ABnyr%C3%AB-efikase-sulemt-DoS
    Universiteti Auburn në Alabama ka zbuluar një rrugë të re të filtrimit
    të sulmeve të pengimit të shërbimit në rrjetet kompjuterike, duke
    përfshirë sistemet kompjuterike ‘cloud’, për të cilën thuhet se në
    mënyrë të theksuar përmirëson sigurinë në sisteme qeveritare,
    komerciale dhe edukative.
    Zakonisht, sulmet DoS (Denial of Service – Pengimi i Shërbimit) dhe
    DDoS (Distributed Denial of Service), përfshijnë bombardime të rënda në
    makinën e vendosur si cak me kërkesa të jashtme të internetit.
    Ekzistojnë rrugë për të konfiguruar një rrjet për të filtruar sulme
    të njohura softuerike DoS dhe për të njohur disa mostra të ndërlidhura
    me trafikun. Megjithatë, filtrat e tanishëm zakonisht bazohen
    kompjuterin që po sulmohet dhe kontrollojnë nëse janë apo nuk janë
    legjitime kërkesat informative hyrëse. Kjo konsumon resurset e saj dhe
    në rast të një sulmi DDoS ndodh një problem i madh.
    Filtri i ri i shmanget këtij problemi përmes një protokolli të ri pasiv në secilin fund të një lidhjeje: përdorues dhe resurs.
    Protokolli IPACF (Identity Based Privacy Protected Access Control
    Filter), bllokon kërcënimet nga Serverët Vërtetues, gjersa lejon që një
    përdorues legjitim me një fjalëkalim valid të ketë qasje në resurset
    private.
    Kompjuteri i përdoruesit duhet të prezantojë një vlerë filtruese për
    serverin në mënyrë që të bëjë një kontrollim të shpejtë, së bashku me
    një pseudo ID që gjithashtu është në shfrytëzim vetëm për një rast.
    Hulumtuesit thonë se sulmuesit nuk mund të imitojnë asnjë prej këtyre
    vlerave në mënyrë të saktë, dhe kështu paketat sulmuese filtrohen.
    Një dobësi potenciale e shtresave të shtuara të trasnferit të
    informacionit të kërkuar për kontrollim të përdoruesit, është se
    gjithashtu mund të shtohet në resurset e nevojshme për server.
    Megjithatë, hulumtuesit kanë testuar IPACF duke simuluar sulme
    masive DDoS në një rrjetë që përbëhej nga 1.000 nyje me bandwidth prej
    10Gbps.
    Ata kanë kuptuar se serverët vuajnë nga një degradim i vogël,
    latency që mund të neglizhohet dhe shfrytëzim minimal shtesë i
    procesorit, edhe kur gypi 10Gbps në serverin vërtetues mbushet me pako
    DoS. Në fakt, IPACF kërkon vetëm gjashtë nanosekonda për të refuzuar
    një pako informuese jo-legjitime.

      Current date/time is Mon Nov 25, 2024 2:02 pm