Një vegël e thjeshtë për grafikë për biznesin bazuar në Web, heq plotësisht bezdinë nga krijimi dhe ndarja e tabelave.
Numrat mund të jenë mënyra se si bizneset mbajnë rezultatet, por
paraqit një raport të ngarkuar me rreshta kolonash e me të dhëna të
papërpunuara dhe kolegët shpejt do të manifestojnë atë që quhet
sindroma SBX, apo “Sytë më Bëjnë Xixa”. Kam parë se si në dhomën e
mbledhjeve një SBX, i ka bërë të gjithë të shtrembërojnë fytyrën,
shpesh. Pra, kur kam ndërmend të prezantoj diçka para një grupi,
përpiqem të jem me i kuptueshëm, me informacion të qartë dhe me grafikë
të thjeshtë.
Natyrisht që nuk jemi të gjithë ekspertë në Excel dhe nganjëherë
tiparet e komplikuara të një aplikacioni të pengojnë rrugën, kur
thjesht përpiqesh të krijosh një prezantim vizual të të dhënave
komplekse që ke para. Me qëllimin e vetëm të vizualizimit, mjete si
LogiXML, VizLytics (vizlytics.com), mundësojnë të anashkaloni
matematikën dhe të merreni vetëm me krijimin e prezantimeve të bukura.
VizLytics është një shërbim falas, aktualisht në beta, që ju lejon
të krijoni dhe grafikë, që mund t’i ndani me kolegët. Të dhënat mund të
kthehen e përkthehen nga të gjitha anët, duke i ndarë me të tjerët për
t’i ndihmuar të gjithë për të marrë vendimet më të mira të biznesit.
Regjistrimi për një llogari është i lehtë dhe falas. Të dhënat
shembull ju lejojnë të vini VizLytics në provë për të parë atë që ka
për të ofruar. Mund të bëni grafikë kolonash dhe rrethorë, apo lista
numerike; mund të rregulloni faqosjen dhe të shfaqni ose fshihni
kolonat.
Ndryshe nga Microsoft Excel, VizLytics nuk ju ndihmon të krijoni apo
organizoni të dhënat e papërpunuara. Në vend të kësaj, mund të
importoni të dhënat nga një dokument Excel, Google worksheet, një
dokument CSV, ose një shërbim i Salesforce.com. Pas importit të të
dhënave, mund të krijoni stilin grafik të doni. Më pëlqen mënyra se si
VizLytics lejon drag and drop, stile të ndryshme, grafikë me linja dhe
kolona, për të parë se si duken. Nëse nuk dëshironi të shfaqni gjithë
të dhënat, zgjidhni vetëm kolonat që ju duhen.
Pasi të jeni të kënaqur me rezultatet, mund të ftoni të tjerët me
e-mail për të parë grafikët dhe të shtoni komente të ndryshme. Në të
ardhmen VizLytics do të lejojë importin e të dhënave nga burime të
tjera, të tilla si QuickBooks. Një version me pagesë i shërbimit, i
planifikuar të fillojë më vonë gjatë këtij viti, do të shtojë
përkrahjen për grupet e punës.
Grafikët e VizLytics mund të jenë shumë të thjeshtë për disa
përdorues. Nëse një tabelë nuk përmbush nevojat tuaja, mund të jetë më
mirë ta lini fare dhe të rifilloni me një format tjetër. Mund të
provoni, për shembull, një grafik me linja apo me kolona.
Një linjë shërbimi që kam parë më parë, EditGrid
(find.pcworld.com/62309), ofron më shumë opsione tabelash dhe
grafikësh. EditGrid është një zgjedhje e fortë, veçanërisht në qoftë se
doni të paraqisni të dhënat financiare nga shërbime të tjera, si listat
e aksioneve dhe shkëmbimin e monedhave të huaja. EditGrid mbështet të
dhëna nga vende të tilla, si Google Charts, Reuters, Yahoo Finance, etj.
Një nga mënyrat më të mira për të përgatitur grafika më të mira
është të kuptosh se çka shkon apo nuk shkon në një tabelë. Një grafik
rrethor që nuk shkon deri në 100%, apo shtrembërimet e panevojshme të
krijuara nga efektet 3D dhe listat e copëtuara të rezultateve, janë
disa nga elementët vizualë që duhet të shmanget. Mund të mos jeni një
magjistar grafikësh, por prapë mund të krijoni grafikë të mirë, që i
ndihmojnë njerëzit të kuptojnë rezultatet numerike.
Në kohët që po jetojmë, paraqitja më e mirë vizuale e të dhënave mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të mira të biznesit.