Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kujdes në përdorimin e Hotmail si adresë dytësore

    Dard1
    Dard1
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 22045
    Age : 30
    Vendodhja : Peja City
    Reputation : 2
    Pikët : 44036
    Registration date : 2009-05-13

    Kujdes në përdorimin e Hotmail si adresë dytësore Empty Kujdes në përdorimin e Hotmail si adresë dytësore

    Post by Dard1 Sat Oct 03, 2009 2:12 am

    Kujdes në përdorimin e Hotmail si adresë dytësore Hotmail
    Nëse jeni një tip i ngjashëm me mua, atëherë keni së paku dy adresa
    elektronike. Njërën prej këtyre e shfrytëzoni për çështje biznesi, për
    tu shkruar kolegëve, për punë zyrtare, etj, pra me një fjalë për tu
    përgjigjur ndaj e-maileve që iu kushtoni vëmendje përditë.
    Kurse adresën e dytë e përdorni për gjëra tjera, si për abonim në
    fletushka informative, blerje online apo për krijim të llogarive për
    shërbime në ueb. Gjithashtu mua më ndodh që shpesh të harroj t’i
    përkushtohem kësaj llogarie, për disa ditë, javë apo ndoshta edhe muaj.
    Por siç duket harresa për të shikuar të rejat në llogarinë tonë
    elektronike në Windows Live Hotmail, mund të ketë disa pasoja.
    Sipas skedarit të ndihmës në Windows Live Hotmail:
    Llogaritë pa pagesë në Windows Live Hotmail bëhen joaktive nëse nuk
    kyçeni pas më shumë se 270 ditëve ose brenda 10 ditëve të para pas
    regjistrimit për një llogari. Pasi që një llogari bëhet joaktive, të
    gjitha mesazhet, dosjet dhe përmbajtjet përbrenda saj fshihen. Mesazhet
    që vijnë dërgohen prapa tek dërguesi me sinjalin që nuk mund të
    dërgohet. Emri i llogarisë suaj është ende i rezervuar. Megjithatë,
    nëse llogaria juaj qëndron joaktive edhe për 90 ditë tjera, emri i
    llogarisë do të fshihet përfundimisht. Nëse nuk përdorni ID-në tuaj të
    Windows Live brenda 365 ditëve, Windows Live ID i juaj do të fshihet
    përfundimisht.
    Çka do të thotë kjo për dikë që përdor adresën në Hotmail për tu regjistruar për gjëra në ueb?
    Kjo do të thotë se, në momentin që tejkalon faza joaktive e juaj,
    çdokush mund të regjistrohet për një llogari në Windows Live me emrin e
    përdoruesit që keni pasur ju dhe që i ka skaduar afati. Efekti anësor i
    kësaj është se nëse llogaria juaj në Windows Live skadon, dikush mund
    të krijojë një llogari me të njëjtin emër që keni pasur dhe të përdor
    funksionin e rivendosjes së fjalëkalimit në secilin shërbim online të
    lidhur me këtë e-mail adresë, të pranojë e-mailin me fjalëkalim (ose
    instruksione të mëtutjeshme) dhe të marrë përsipër tërësisht llogarinë
    tuaj pa qenë ju në dijeni. Kjo edhe është teknika e llogarive të cilën
    e kanë keqpërdorur përdoruesit e malware për të marrë përsipër
    llogaritë e punëtorëve të Twitter.
    Nëse jeni të regjistruar në Windows Live Hotmail, dhe dëshironi të
    parandaloni që kjo gjë të ndodh, ju duhet të bëni njërin prej këtyre dy
    hapave.
    * Sigurohuni të kyçeni rregullisht në llogarinë tuaj. Pra vendosni
    një përkujtues javor ose mujor në aplikacionin tuaj kalendarik nëse
    dëshironi ndihmë shtesë për këtë opsion
    * Merrni një adresë tjetër
    për email duke shfrytëzuar një ofertues tjetër si Gmail, dhe ndryshoni
    të gjitha email adresat në të gjitha llogaritë tuaja online që keni.
    Gjithashtu, nëse paguani për shërbime të Windows Live Hotmail,
    sigurohuni që abonimi juaj është i paguar. Në momentin që një llogari e
    paguar në Hotmail tejkalon afatin e paraparë, ajo thjeshtë kthehet në
    një llogari pa pagesë dhe bëhet temë e të njëjtave rregulla të skadimit

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 6:58 am