Mental Image ka debutuar teknologjinë e saj përpunuese iRay. Sipas
veteranit të industrisë Michael Kaplan, platforma iRay mundëson që
grafika të ngjashme me jetën e përditshme, të bëhen më “interaktive”
përmes shfrytëzimit të fuqisë kompjuterike paralele nga GPU-ja e
Nvidia-së.
Kaplan shpjegoi se teknologjia iRay ndihmon që dizajnerët në mënyrë
të saktë të simulojnë kreacionet e tyre përmes materialeve dhe
ndriçimeve që bazohen drejtpërsëdrejti në botën fizike. Përveç kësaj,
iRay në mënyrë progresive pastron një imazh deri sa të arrihet
maksimumi i detajeve, duke ofruar një proces të vetëm që butësisht
kombinon para-vizualizimet interaktive dhe përpunimet (rendering) e
strukturës së fundit.
Për të ilustruar prezantimin e tij në Nvidia GPU Technology
Conference 2009 Kaplan demonstroi RealityServer-in e kompanisë, të
cilin ai e përshkroi si platformë aplikative për një ueb shërbim 3D
(ose të bazuar në cloud). Duke përdorur vetëm laptopin e tij, Kaplan
ishte në gjendje të ulë dhe të ngrit perdet që mbulonin dritaret e një
zyre virtuale. Kaplan gjithashtu ndryshoi kohën nga dita në natë, gjë
që në mënyrë të menjëhershme ndryshoi balancin e ndriçimit dhe hijes në
dhomë.
iRay veçse ka fituar lëvdata nga një numër i individëve, duke përfshirë analistin Dr. Jon Peddie.
“Përmes teknologjisë përpunuese iRay, ajo çfarë i është dashur
dizajnerëve të produkteve, artistëve të efekteve vizuale dhe
përdoruesve të CAD-it me orë të tëra për të përpunuar, tani mund të
ndodh brenda minutave pa prishur kualitetin dhe detajet e imazhit” tha
Peddie. “Detyra e iRay është ndryshimi i fytyrës së kësaj industrie
duke rritur standardet e efikasitetit përpunues”.