Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Google rafinon rezultatet e kërkimi

    Dard1
    Dard1
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 22045
    Age : 30
    Vendodhja : Peja City
    Reputation : 2
    Pikët : 44036
    Registration date : 2009-05-13

    Google rafinon rezultatet e kërkimi Empty Google rafinon rezultatet e kërkimi

    Post by Dard1 Sat Oct 03, 2009 2:09 am

    Google rafinon rezultatet e kërkimi Google
    Google është duke ju ofruar shfletuesve të uebit disa rrugë më shumë
    për të rafinuar rezultatet e kërkimit, duke sinjalizuar një zgjidhje
    ndaj kampanjës agresive të Microsoft për të tërhequr trafik.
    Ndryshimet që janë lajmëruar gjatë ditës së sotme janë të vështira
    për të rënë në sy për shkak se kërkojnë klikimin e një linku “show
    options” mbi rezultatet kërkuese të Google. Veçoria ka qenë e pranishme
    qysh prej muajit maj, duke e bërë të mundur fokusimin e rezultateve
    vetëm në video, forume diskutuese, rishikime apo libra. Tani lajmet dhe
    blogjet janë shtuar në listën e opsioneve.
    Microsoft ka paraqitur një veçori të ngjashme duke limituar
    rezultatet e kërkimit ndaj kategorive specifike si pjesë e një
    përditësimi në muajin qershor që ka riemëruar makinën e saj kërkuese në
    BING.
    Në një lëvizje tjetër, Google është duke i mundësuar përdoruesve të
    limitojnë rezultatet e listuara në informacione të indeksuara brenda
    orës së fundit. Google veçse ka pasur opsione që kanë sanksionuar
    rezultatet e ditës së kaluar, javës apo vitit.
    Përdoruesit e Google gjithashtu do të jenë në gjendje ti tregojnë
    makinës kërkuese nëse dëshirojnë të shikojnë më shumë apo më pak
    rezultate të ndërlidhura me blerje.
    Këto gjërat janë shpalosur në një kohë kur Bing ka qenë duke i
    ndihmuar Microsoft të përfitojë pjesë në kërkim, që është një fushë
    tërheqëse për shkak se tërheq shumë prej reklamave në ueb.
    Sipas comScore, e ndihmuar nga një kampanjë e marketingut me vlerë
    prej 100 milion dollarë, pjesëmarrja e Microsoft në SHBA është ngritur
    në 9.3 % gjatë muajit gusht, prej 8% që ishte në muajin maj.
    Nëndërkohë, Google ka qenë në gjendje të mbaj të qëndrueshme udhëheqjen
    e saj në rezultatet kërkuese të uebit në SHBA, me 65%.
    Microsoft shpreson të përpunojë edhe më shumë kërkesa prej fillimit
    të vitit të ardhshëm, duke u merr me kërkimet për Yahoo, e cila ka qenë
    përpunuese e 19% të kërkimeve në SHBA. Megjithëse planifikon të bazohet
    në teknologjinë e Micorsoft, Yahoo gjithashtu ka shtuar më shumë veçori
    në rezultatet e saja kërkuese dhe gjithashtu shpreson të përfitojë më
    shumë trafik.
    Google ka deklaruar se ndryshimet e fundit janë sjellë në skenë si rrjedhojë e ndryshimit të kërkesave të audiencës.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:15 am