Sipas National Eye Institute, çdo vit, diku rreth 16.000 foshnje në
SHBA përjetojnë humbjen të pamurit për shkak të retinopatisë së
papjekurisë.
Kur lindin foshnjat para kohës, enët e tyre të gjakut ndodhë që të
mos zhvillohen tërësisht, dhe enët abnormale kanë tendencë që të
rrjedhin dhe të tkurren. Nëse kjo arrin shkëputjen e retinës, foshnjat
mund të humbin pjesërisht apo tërësisht të pamurit.
Një pajisje e re e dorës, e zhvilluar pjesërisht nga inxhinierët
biomjekësor pranë Qendrës Mjekësore të Universitetit Duke, përdor diçka
të quajtur SDOCT (spektral domain optical coherence tomography) për të
krijuar një imazh 3D të pjesës së prapme të syrit.
Oftalmologia Cynthia Toth nga Duke Eye Center, krahason procesin me
inspektimin e formës së peshqve nga pjesa anësore e një akuariumi në
vend se të shikohet përmes sipërfaqes së turbullt të oqeanit. “Harta 3D
e rezolucionit të lartë shpalos shtresat e retinës në detaje të
ndërlikuara “pothuajse në nivel qelizor”, thekson ajo.
Vetë teknologjia nuk është ndonjë risi. Kjo është iniciuar nga
oftalmologët pranë Duke Eye Center, para më shumë se një dekade. “Por
gjatë dy viteve të fundit, ata kanë filluar me zbulime të mëtutjeshme
në aplikimin e kësaj teknologjie në ekzaminimin e sëmundjeve të retinës
tek fëmijët. Avantazhet e fundit në OCT kanë inspiruar Joseph Izatt,
një profesor për inxhinieri biomjekësore dhe oftalmologji pranë Duke,
që të krijojë një pajisje të dorës që mund të fotografojë imazhe deri
në 40 herë më shpejt sesa pajisjet e mëparshme OCT.
Pasi që është e dorës, pajisja mund të dërgohet tek foshnjat në
ICU-në neonatale, dhe mund të përdoret pa prekur fare syrin e foshnjës.
Duke mos pasur nevojë për transportim të foshnjave jashtë ICU-së është
një hap i madh. Toth thekson, se tani formimi i imazheve po tregohet aq
i suksesshëm, sa që është koha për të përcaktuar rolin e imazh formimit
në vendimet e tretmanit.
“Tani jemi duke analizuar të dhëna prej më shumë se 20 foshnjave për
të identifikuar sesi imazhet SC OCT nga RoP lidhen me ekzaminimet e
zakonshme dhe me vendimet që marrim mbi tretmanin. Ne shpresojmë të
mësojmë atë se çfarë shohim sot në syrin e foshnjës për të na ndihmuar
në parashikimin sesi do të jetë në të ardhmen sëmundja dhe të pamurit”
deklaroi Toth.