Gjatë panairit IFA, kompania Sony në prezantimin e saj shpalosi
edhe modelin më të fundit nga X-Series, që është një model që futet në
sektorin e laptopave ultra-portabil.
Në fakt ky produkt është aq i hollë sa që është i rrezikshëm. Më
shkurt thënë ju mund të preni torte me të. Ky në fakt është
eksperimenti i parë i Sony në këtë faktorë të formës dhe korniza nga
fibrat e karbonit dhe tastiera e aluminit do të duhej të ndihmojë
shtangësinë kur bëhet fjalë për momentin e arritjes së këtij produkti
në fazat e prodhimit përfundimtar.
I riu X është përcjellës i modelit VAIO X505 që ishte i pranishëm në
tregje të caktuara, vetëm se në atë kohë nuk kishte procesor Atom, 2GB
memorie ose bateri 31 Wh. Sipas Sony, zgjidhja e një procesori Atom
është larg prej zgjidhjeve të mundshme dhe vetëm është i pranishëm këtu
për të shfaqur një prototip në IFA, por prapëseprapë ka shpresa për
pjesë të brendshme CULV në momentin që paraqitet ky produkt në treg.
Për fat të keq qasja në pjesët e tjera të brendshme ishte i bllokuar
përmes softuerit dhe Sony nuk lëshonte asnjë fjalë nga goja për detaje.
Në bazë të inspektimeve me sy, mund të shihen një palë porte USB,
port SD/Memory Stick, port WWAN SIM dhe gjithashtu u vërejtën edhe
këmbët e shpalosjes të cilat mund të hapen kur dëshironi të lidhni
kabllo ethernet në portin RJ45. Për fat të keq, i vetmi video opsion i
pranishëm është VGA.
Detajet e tjera të mëtutjeshme, faktikisht ato zyrtare do të
shpalosen në tetor, së bashku me njësitë e gatshme për blerje një javë
pas lansimit të Windows 7.
The new VAIO X Series