Prodhuesi i kompjuterëve kompakt Shuttle, i bashkohet trendit të
kompjuterëve të sotëm, të cilët kanë të integruara shumëçka në vete,
apo të njohur edhe si kompjuter me “të gjitha-në-një”.
Shuttle ka prezantuar një model të “desktop PC” përmes modelit
X500V. Kompjuteri në një shtëpizë ka të integruar të gjitha harduerët,
si dhe ekranin të ndjeshëm në prekje prej 15,6-inç të rezolucionit 1366
x 768 piksel.
Pjesa tjetër e harduerit është tipike e klasit të kompjuterit Nettop
– procesor të dyfishtë CPU Intel Atom 330 (1,6 GHz) memorie DDR
gigabajtëshe si dhe hard disk të kapacitetit prej 160 GB.
Nga pajisjet e tjera aty janë edhe kamera me 1,3 megapiksel, lexues
i kartelave të memories, Ethernet Gigabitësh me rrjet pa tel, dhe dalje
VGA, zë me 6 kanale, pesë lidhje për USB.
Kompjuter vjen me para-instalimin e sistemit operativ openSUSE Linux 11.1, çmimi i paralajmëruar thuhet se është 444 €.