Sipas hulumtimeve të kompanisë iSupply, shitja e ekraneve
OLED do të rritet për tetë herë më shumë brenda katër viteve të
ardhshme.
Edhe pse aktualisht shiten ‘vetëm’ rreth 30 milionë, iSupply
parashikon se deri në vitin 2013 tregu i ekraneve OLED do të jetë tetë
herë më i madh dhe do të jetë rreth 240 milionë për vit. Kjo prognozë
megjithatë vjen me një kusht, prodhuesit duhet të kalojnë nga matrica
pasive në aktive në këto ekrane në mënyrë që ato të janë të pranueshme
për përdoruesit.
Edhe pse ekranet e para OLED kanë mundur të shfaqin vetëm një apo dy
ngjyra, gjenerata e re e këtyre ekraneve të cilat kryesisht përdoren në
telefonat celularë apo pajisjet tjera të dorës është në gjendje të
shfaqë spektër të plotë të ngjyrave, derisa në të kundërtën janë me
ekonomik nga pikëpamja energjetike sesa ekranet klasike LCD dhe japin
ngjyra më të gjalla si dhe kontrast më të mirë.