Derisa presim daljen e tabletit të ri të popullarizuar të
Apple, në ndërkohë është paraqitur edhe një pajisje e këtij lloji nga
Japonia. Toshiba ka paraqitur tabletin JournE touch në panairin më të
madh të elektronikës shpenzuese në kontinentin tonë – IFA.
Toshiba JournE touch ka ekran prej 7 inçësh, është i trashë vetëm 14
milimetra dhe është më i lehtë se gjysmë kilogramë. Vjen me një 1
gigabajt të memories interne, derisa ka mbështetje për SD, HDMI, USB e
WiFi. Merret vesh se ai do të funksionojë me sistemin operativ Windows
CE 6.0 Pro.
Ky tablet pritet që në treg do të paraqitet qysh në muajin tetor me çmim prej 250 eurosh.