Dy shpërthime pas mesnatës në Preshevë
Në qendër të Preshevës, në afërsi të tregut të gjelbërt, kanë ndodhur mbrëmë rreth orës dy pas mesnatës dy shpërthime të njëpasnjëshme, jo largë ndërtesës së Komunës .
Jozyrtarisht burime konfidenciale brenda policisë, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për dy shpërthime të njëpasnjëshme, të cilët nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz, përveq dëmeve materiale, një automobil është dëmtuar si dhe dritaret e disa dyqaneve për rreth vendit të ekspoldimit.
Gjithnjë sipas burimeve të njëjta, sypozohet se bombat e dorës janë hedhur nga një automjet I cili ishte në lëvizje.
Disa orë pas kryerjes së hetimeve, gjykatësi hetues i Gjyqit të Qarkut në Vranjë, Stanisha Mihajloviq, e ka cilësuar incidentin si aksion terrorist të akterëve të panjohur, meqë sipas tijë janë shfrytëzuar granatat e dorës, me qëllim të krijimit të panikut të përgjithshëm.
Eksplodimi I sotëm ka shkaktuar panik te qytetarët e Preshevës, e sidomos tek banorët e shtëpive për rreth vendit ku ndodhur shpërthimi.
Ndërkoh që janë ngritur tensionet në prag të përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, duke marrë parasysh deklaratat e zyrtarëve të ndryëshme serb për destabilizim të gjendjes në kët rajon.
Ndryshe lidhur me shperthimet e sotme, deri në këto momente nuk ka reaguar askush nga përfaqësuesit politik e as institucional të shqiptarëve.
Ndërkoh që reagime zyrtare nuk janë shënuar as nga qeveritarët në Beograd.
Incidenti I sotëm është I pari për vitin 2009, I cili nuk do mend se ka arrit që të tensionoj gjendjen në Luginën e Preshevës.