Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Flasin Drejtuesit

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Flasin Drejtuesit Empty Flasin Drejtuesit

    Post by The End Sun Feb 08, 2009 9:04 am

    Starton sot në mbrëmje edicioni i dytë i “Big Brother Albania”. Kush do të jenë banorët e shtëpisë më të madhe dhe më të vëzhguar në Shqipëri? Pse djemtë do të vazhdojnë të triumfojnë mbi vajzat? Nga vijnë dhe çfarë bëjnë? Kjo do të mbetet ende surprizë deri në orën 20.45, në spektaklin që do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e “Top Channel”
    Ajo që mund të zbulojmë në numrin e parë të suplementit “Big Brother 2″ është fare pak nga mekanizmi zinxhir i përgjimit.

    Loja emocionuese, ku triumfon vërtetësia

    Ndryshe nga pjesa më e madhe e atyre që janë të magjepsur pas ekranit të vogël, autorja e programit “Big Brother 2″, Grazia Pracilio, tregon se nuk ka ëndërruar të bëhet e famshme përpara kamerave, por ka dëshiruar ta krijojë ajo vetë një produkt televiziv. Autorja e spektaklit më të madh “reality” në Shqipëri, “Big
    Brother 2″, që sonte mbrëma starton në “Top Channel”, ka studiuar balet klasik dhe kjo e ka bërë të provojë emocionet që të jep drita e kuqe e kamerës, përpara se të provonte drithërimat e një prodhimi cilësor televiziv, të krijuar me dashuri dhe përkushtim nga pas tyre. Grazia Pracilio ka pasur fatin të punojë me emra të mëdhenj të televizionit italian, madje ka qenë pjesë e suksesit të padiskutueshëm të edicionit të parë të këtij lloji formati “reality show”, që në vendin fqinj mban emrin “Grande Fratello”. Ajo nuk e fsheh surprizën e bukur që ka pasur gjatë bisedave me kandidatët për konkurrentë, ku rinia shqiptare i është
    shfaqur plot energji dhe me një shpirt mjaft të pasur.
    Ndërkohë që prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani, ka vendosur të mos lëshojë asnjë intervistë mbi spektaklin, Grazia nuk mbeti dot pa rrëfyer disa gjëra pikante mbi përvojën e saj të parë me një televizion shqiptar dhe garën televizive “Big Brother 2″, që do të mbajë para ekranit të “Top Channel” mijëra shikues.
    Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë ju stepi kur morët ftesën për të ardhur në “Big Brother 2″?
    Zgjodha të vij në “Big Brother 2″, sepse kam punuar me spektaklin e parë të “Grande Fratello”-s në Itali dhe nuk pashë arsye pse të hiqja dorë nga prania ime në këtë edicion të dytë të këtij “reality show” shqiptar. Për mua, ndryshimi nuk është mes Shqipërisë dhe Italisë, unë thjesht jam në edicionin tim të dytë të këtij formati.

    A mendoni se ata që marrin pjesë në një “reality show” të tillë, janë kategori njerëzish që lehtësisht do të bënin gjithçka për para?
    Jo. Jo të gjithë hyjnë në “Big Brother” për para. Ka njerëz që e bëjnë për të dhënë një imazh të ndryshëm
    të vetvetes, ka që e bëjnë për kureshtje, ka që e bëjnë për t‘u zbavitur. Nuk mendoj se e bëjnë vetëm për para.
    A do të kemi një “Big Brother” ndryshe këtë vit? Pse?
    Është gjithmonë ndryshe “Big Brother”. Po të mos ishte në ndryshim, nuk do të vazhdonin kaq edicione.
    Diçka më shumë? Apo surpriza e së shtunës mbrëma nuk preket…?

    Di që Arbana ka vendosur të rrijë në heshtje totale përballë mediave…ju jeni shpresa e vetme për të mësuar diçka… Po, Arbana ka zgjedhur të rrijë në heshtje për kënaqësinë që natën e parë të spektaklit, të na dhurojë
    një surprizë.

    Megjithatë dua të di, konkurrentët do të jetojnë si të varfër, apo si pashallarë? (Qesh) Do të jetojnë…do të jetojnë si konkurrentë.
    Pra…do ta thajnë barkun?
    Jo, “Big Brother 2″ nuk është “Isola dei Famosi”. Por i uroj që t‘i tejkalojnë provat javore, në mënyrë që të mbrojnë të ardhurat e javës. Pak varet prej tyre, por edhe nga ne, sepse të them të drejtën, nuk është se provat do t‘ia japim shumë të thjeshta.
    Sa i pashpirt do të jetë “Big Brother 2″?
    Nuk mendoj se është i pashpirt, mendoj se është një lojë. “Big Brother 2″ do të jetë një spektakël ku duhet luajtur.
    A do të ketë rikthim në të shkuarën e konkurrentëve, apo thjesht do të merremi me jetën e tyre brenda “Big Brother”?
    Nuk ekziston një jetë e izoluar vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother 2″, apo vetëm brenda kufirit kohor të kësaj loje, që përjashton jetën që ata kanë bërë jashtë. Ata janë këtu, si rezultat i asaj që kanë jetuar mbi supe.
    Çfarë ju ka lodhur më shumë deri tani?
    Asgjë.
    A do ta quanit humbje të madhe, sikur në “Big Brother 2″ të mos lindë një lidhje dashurie, siç ndodhi me “Big Brother 1″?
    Jo, nuk është ndonjë humbje e madhe, në qoftë se vërtet nuk ndodh. Por ka lidhje dashurie që shfaqen dhe histori që nënkuptohen, unë kam shumë besim te kureshtja e telespektatorëve.

    Është krijuar ideja se të gjithë pjesëmarrësit në “Big Brother” synojnë botën e televizionit apo spektaklit, ju a do t‘i ndihmoni konkurrentët që të shprehin talentin me gara ku duhet të këndojnë, kërcejnë, apo edhe aktrojnë?
    Jo, nuk mendoj kështu. Mes konkurrentëve të këtij edicioni, ka prej tyre që janë njerëz të veçantë që janë në “Big Brother” për tjetër arsye. Madje, njëri prej tyre, nuk është në këtë “reality show” sepse dëshiron të bëhet aktor, por unë e desha këtu, sepse mendoj se është një aktor i lindur, që ende nuk është zbuluar.
    Nëse në shtëpinë e “Big Brother 2″ do të zotërojë monotonia, ju e keni formulën fituese për t‘i bërë konkurrentët aktivë
    në lojë?
    Unë nuk mendoj se ata vetë do të duan që të bien në monotoni dhe nuk mendoj se ka formula magjike që i nxjerr nga ajo gjendje. Unë nuk jam magjistari i llambës se Aladinit, por uroj që ata të mund ta gjejnë një të tillë. “Grande Fratello Italia” ka pritur afërsisht tetë vjet që në shtëpinë e atij spektakli të hyjë një transeksual dhe së fundi një i verbër.

    Po në Shqipëri, mendoni se mund të ndodhë kjo gjë?
    Unë them se është vetë Shqipëria ajo që e vendos këtë gjë, nëse ndonjëherë do të ndodhë. “Big Brother” nuk është vetëm një program televiziv, përndryshe do të kisha punuar në spektakël. Ky format është i vetmi që mundet të sjellë diçka që flet për njerëzit e thjeshtë, sepse ata që e bëjnë janë djem dhe vajza të zakonshëm. Ajo që i dallon është vetëm dëshira për t‘u shfaqur. Por “Big Brother” është edhe një pasqyrë e asaj që është rinia sot dhe unë kam mbetur e habitur nga lloji i temave që prekin të rinjtë shqiptarë. Jam e lumtur dhe them se është e rëndësishme që t‘i japim mundësinë që të flasin.
    Çfarë do t‘i jepte suksesin dhe shikueshmërinë e menjëhershme këtij lloj spektakli?
    Marrëdhënia seksuale para kamerave?
    Prania e një personi me aftësi të kufizuara?
    Vetëdeklarimi i një gay?
    Provokimi politik?
    Grindja?
    E vërteta, ajo që jep suksesin është e vërteta. Triumfi i një spektakli të tillë ka vetëm një formulë që të jetë i vërtetë.

    Nuk ka asgjë që të bën më shumë për të qeshur apo për të qarë, sesa e vërteta. Nëse “Big Brother 2″ do të ishte njeri, si e imagjinoni?
    Këtë pyetje, unë vetë ia kam bërë të gjithë atyre që kanë ardhur për të hyrë në spektakël. Përgjigjja e tyre ka qenë: Si një vëlla të madh.
    Ju vetë, do të hynit si konkurrente në “Big Brother”?
    Kësaj pyetjeje, unë i përgjigjem gjithmonë jo, për faktin e thjeshtë se do të humbisja atë që më pëlqen më shumë. Mua nuk më pëlqen të rri para kamerave, por pas tyre. Por kam një simpati të madhe për ata që më japin mundësinë të jem në këtë pozicion, pra janë ata që hyjnë në shtëpinë e “Big Brother”. Janë njerëz me
    kurajë, të këndshëm, kanë një sens të madh humori dhe mendoj se nuk kanë frikë të shfaqin veten ashtu siç janë.
    Keni një fjalë për lexuesit, shikuesit?
    Të mos humbin takimin me “Big Brother”.

    Burimi: Gazeta Shqip

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:41 am