Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    KEK-u fton konsumatorët të paguajnë energjinë e shpenzuar

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    KEK-u fton konsumatorët të paguajnë energjinë e shpenzuar Empty KEK-u fton konsumatorët të paguajnë energjinë e shpenzuar

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 3:15 pm

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se furnizimi cilësor dhe i mjaftueshëm me energji elektrike mbetet objektivi kryesor i punës në kompani dhe se në këtë drejtim është duke u shënuar përmirësim i vazhdueshëm. Megjithatë zyrtar të kompanisë ftojnë qytetarët që të paguajnë energjinë e shfrytëzuar meqë një gjë e tillë do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

    Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga kompania përmirësimi i furnizimit me energji elektrike është bërë falë ngritjes së stabilitetit të sistemit energjetik të vendit, gjegjësisht një prodhimi stabil të energjisë elektrike në gjeneratorët e KEK-ut, investimeve të vazhdueshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe falë mundësisë së sigurimit të importit të energjisë elektrike me kohë.

    “Për të patur mundësi që të stabilizohet edhe më tej furnizimi me energji elektrike, KEK-u fton të gjithë konsumatorët që të paguajnë me rregull faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike”.

    KEK-u ka ftuar të gjithë konsumatorët e paregjistruar që të shfrytëzojnë ofertën e KEK-ut për regjistrim të konsumatorëve të rinj.

    “Kjo ofertë ju mundëson kyçje ligjore në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike në Kosovë të gjithë konsumatorëve të paregjistruar dhe këtë mund ta bëjnë pa shpenzime të ndërlidhura me këtë proces dhe borxhet e vjetra”.

      Current date/time is Fri Nov 15, 2024 2:26 am