Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kriza botërore ekspozon dobësitë e ekonomisë ruse

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Kriza botërore ekspozon dobësitë e ekonomisë ruse Empty Kriza botërore ekspozon dobësitë e ekonomisë ruse

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 3:13 pm

    Rusia po përballet me një inflacion të lartë, rritje të ngadalëshme dhe rënie në masën 40 për qind të të ardhurave buxhetor, pasi kriza ekonomike ka nxjerrë në pah dobësinë e një ekonomie pa diversifikim. Zyrtarë të lartë rusë të financave parashikuan perspektiva të errëta në një seance të dhomës së ultë të parlamentit rus të premten.

    Anëtarët e Parlamentit dëgjuan ministrin e financave dhe zyrtarë të tjerë të lartë në shpjegimet se si një rënie e papritur dhe e menjëherëshme e çmimit të naftës ka goditur ekonominë ruse. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Elvira Nabiullina tha se kriza ekonomike botërore ka ekspozuar pika të dobëta të sektorit financiar rus, duke përfshirë edhe rënien e investimeve.

    Ministrja Nabiullina tha se investimet ishin një motorr për rritjen e ekonomisë ruse, 25 përqind e të cilave ishit të financuara nga kapitali i huaj. Ajo shtoi se vetëm një e gjashta e investimeve ka qenë bërë prej shtetit rus, të cilit i është dashur të vari shpresat tek të ardhurat nga nafta për përmbushjen e buxhetit federal.

    Ministrja thotë se Rusia nuk ka patur burime të mjaftueshme të mjaftueshme rritjeje të brendshme, duke e bërë të prekshme nga ndikimi i krizës ekonomike botërore.

    Ministri i financave Aleksei Kudrin tha se të ardhurat nga eksporti priten të bien nga 469 miliardë dollarë vitin e kaluar, në 269 milliardë dollarë në vitin 2009, jo vetëm nga rënia e kërkesës për naftë por edhe për metalet dhe kimikate ruse. Kjo, tha ai, do të reduktojë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto në zero, krahasuar me 6 përqind në Kinë, dy përqind në Shtetet e Bashkuara dhe një përqind në zonën e monedhës Euro. Zoti

    Kudrin parashikon se inflacioni në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë do të jetë praktikisht zero, por ai paralajmëron se do të ketë një ngritje çmimesh prej 13 përqind në Rusi.

    Rubla ruse ka humbur rreth 20 përqind të vlerës së saj që nga nëntori.

    Ministri i financave tha se të ardhurat për buxhetin federal pritet të ulen 40 përqind, nga 300 miliardë dollarë të planifikuara në rreth 185 miliardë dollarë. Buxheti i Rusisë për vitin 2009 parashikon një çmim nafte prej 95 dollarë për fuçi, pak a shumë dyfishi i çmimit aktual. Kryeministri Vladimir Putin ka kërkuar rishikimin e buxhetit duke u bazuar në çmimin e tanishëm të naftës që është 41 dollarë për fuçi./woa/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:37 am