Google shfrytëzon 75 për qind të internetit
Numri i përdoruesve të internetit në botë në vitin 2008 ka thyer kufirin prej një miliardi, derisa 75 për qind prej tyre i shfrytëzojnë shërbimet e kompanisë së internetit Google.
Sipas të dhënave të kompanisë Comscore, Google vitin e kaluar e kanë vizituar 772 milionë përdorues, që është 32 për qind më shumë sesa në vitin 2007. Në të dhëna nuk janë përfshirë qasjet nëpërmes internet kafeve dhe telefonave celularë.
Numri i vizitorëve të faqeve të kompanisë Yahoo është rritur për 16 për qind në 562.6 milionë, e Microsoft për 20 për qind në 647 milionë vizitorë.
Analistët vlerësojnë se Google ka shënuar rritjen më të madhe pikërisht falë shpejtësisë marramendëse me të cilën shton mundësi të reja në postën elektronike. Kështu, për shembull, këtë muaj është ofruar mundësia e qasjes offline ku posta elektronike mund të ruhet në kompjuter, ashtu që përdoruesit mund ta lexojnë edhe kur nuk janë të kyçur në internet.