Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shkelësi më i madh i kontratës “Hoteli Grand”

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Shkelësi më i madh i kontratës “Hoteli Grand” Empty Shkelësi më i madh i kontratës “Hoteli Grand”

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:54 am

    Përkundër vërejtjeve Komisioni për buxhet dhe financa i Kuvendit të Kosovës ka miratuar sot raportet tremujore të fundit të vitit 2008 mbi aktivitetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe atë të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Trustit Pensional të Kosovës në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar janë humbur 41 milion euro, ndaj emërimi sa më i shpejtë i anëtarëve të bordit të këtij mekanizmi është i domosdoshëm.

    Përfaqësuesit e Agjencisë kosovare të Privatizimit, thanë se procesi i privatizimit po shkon siç duhet dhe se tashmë janë në fazën e fundit të procesit të likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuara.

    Formimi i ndërmarrjeve të reja të privatizuara dhe pagesa e 20 %, nga shitja e ndërmarrjeve, tashmë iu është paguar 1 mijë punëtorëve.

    Mirëpo, çështje që pengon punëtorët e kësaj agjencie është djegia e dokumenteve nga zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit.

    “Ne nuk mund të paragjykojmë se a mungon ndonjë dokumentacion, çka është djegur apo çka është dëmtuar. Por, mos të kishte ndodh ajo që ka ndodhë me Agdën dhe Zanierin, ne nuk kishim mundur ta merrnim dokumentacionin e bordit”, thotë kryetar i Bordit të AKP-së, Dino Hasanaj.

    Zëvendësdrejtori i privatizimit, Shkëlzen Bici, tha se ndërmarrja më diskutabile në procesin e privatizimit është “Ramiz Sadiku”, derisa për shkelje të kontratës njihet “Hoteli Grand” në qendër të Prishtinës.

    Sipas zyrtarëve ndërmarrjet si Ferronikeli, Birra e Pejës dhe Silosi në Xerxe i kanë tejkaluar investimet.

    Edhe mosfunksionimi i Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme shkakton probleme në procesin që lidhet me privatizimin.

    Ndërsa, sa i përket Trustit Pensional të Kosovës, udhëheqësit thanë se në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar janë humbur 41 milion euro.

    Emërimi i anëtarëve të bordit të këtij mekanizmi është i domosdoshëm dhe ata i bënë thirrje Qeverisë që të përshpejtojnë procedurat për emërimin e këtyre anëtarëve.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:42 am