* Reality show me i ndjekur ne Shqiperi do te nise transmetimin me 7 shkurt ne "Top Channel", ndersa do te transmetohet drejtpersedrejti edhe ne dy kanalet e platformes tokesore e satelitore te "DigitAlb". "Big Brother", edhe kete vit, do te prezantohet nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani.
* Dymbedhjete jane personazhet qe do te hyjne ne shtepine me te famshme ne Shqiperi. Ata jane perzgjedhur mes rreth 8 mije aplikanteve, te cilet kane qene pjese e audicioneve per "Big Brother Albania". Kjo faze zgjati per tre muaj. Ndryshe nga viti i kaluar, kete sezon, shtrirja gjeografike e pjesemarresve ne kete reality show te suksesshem, eshte me e gjere. Aplikantet e pjesemarresit ne "Big Brother" vijne thuajse nga te gjitha rrethet e Shqiperise.
* Ky fakt eshte nje tregues i shikueshmerise dhe suksesit te padiskutueshem te nje formati qe ne fakt, proven e suksesit e kaloi qe ne edicionin e pare te tij. Jo vetem shqiptare te cilet jetojne ne Shqiperi, por edhe ata qe jetojne jashte kufijve kane qene te interesuar per te qene pjese e shtepise se madhe te "Big Brother", ne "Top Channel". Te ardhur nga vende si Italia, Greqia, Anglia etj.
* Ata kane qene te gatshem per te lene per pak kohe punen e jeten e ndertuar jashte Shqiperise e per te nisur nje aventure te re ne shtepine e "Big Brother". Organizatoret bejne te ditur se pas perzgjedhjes fillestare, aplikantet kane kaluar tri faza te tjera vleresimi, per te arritur ne numrin e te perzgjedhurve perfundimtare. Keta te fundit do te jene pjese e aventures se madhe, e cila do te nise te shtunen e pare te muajit shkurt, ne "Top Channel".
* Mosha e banoreve te rinj te shtepise varion nga 20 deri ne 40 vjeç. Ata jane perfaqesues te brezave te ndryshem, çka garanton sigurisht spektakel dhe debate brenda shtepise. Do te gjenden ne kete familje te madhe te rinjte enderrimtare, por edhe brezi i me te rriturve te cilet endrren, shpresojne ta arrijne nepermjet ketij reality show.
* E rendesishme eshte qe gjithsecili prej tyre te perfaqesoje veten brenda shtepise, pavaresisht vezhgimit nga Vellai i Madh, e pavaresisht se ditet e tyre do te vijojne te ndjekura nga ekrani prej syve te publikut. Dite pas dite, banoret, njesoj si paraardhesit e tyre vitin qe kaloi, do te behen te njohur per publikun deri ne imtesi. Duke ofruar veten e tyre te vertete, ata do te jene pjese e nje spektakli te gjate, plot 99 dite. Ata do te vezhgohen ne gjithçka, do te sprovohen gjithashtu. Do te mesojne te njihen e te bashkejetojne me njerez qe deri para fillimit te ketij reality show, as qe e njihnin ekzistencen e njeri-tjetrit. Do kete miqesi, aleanca, por edhe perplasje, kundershti e mosperputhje.
* Ne mungese te televizorit, celularit, librit, apo te çdo mjeti tjeter informativ e komunikativ, e vetmja mundesi per te kaluar ditet ndryshe eshte komunikimi me njeri-tjetrin. Ne varesi te sjelljes, apo te "aleancave" te krijuara brenda ne shtepi, do te kete te humbur ose te fituar. Vete banoret do te vendosin per njeri-tjetrin. Dhoma e sekreteve do te jete dritarja e komunikimit. Aty publiku do te kete mundesi te mesoje gjithçka. Nderkaq, edhe shtepia ne te cilen banoret do te kalojne me shume se tre muaj te mbyllur brenda, eshte nje tjeter element qe do te vije ndryshe nga viti i shkuar. Ajo do te jete me me shume ambiente, me e bukur, e komode nga viti i shkuar.
* Ky vit i dyte i "Big Brother" ne Shqiperi eshte nje pervoje me shume e fituar, ndaj edhe gjithçka do te jete e kuruar deri ne detaj. Nga organizatoret e programit behet e ditur se audicionet nuk kane perfunduar me perzgjedhjen e banoreve te pare, te cilet do te shkelin ne shtepine e "Big Brother". "Vellai i Madh" eshte ende ne kerkim te elementeve te reja e te individeve interesante, te cilet duan te shpalosin veten ne nje program kaq te suksesshem si "Big Brother". Çmimi i madh per fituesin e edicionit te dyte te "Big Brother Albania", fillon nga 70 mije euro, por surprizat nuk perfundojne ketu.
* Gjithçka do te zbulohet hap pas hapi. Çdo dite ne ekranin e "Top Channel" do te transmetohet per gati 30 minuta permbledhja e ngjarjeve me te rendesishme te dites, ndersa te shtunen do te zhvillohet spektakli i madh nen prezantimin e tashme se mirenjohures Arbana Osmani. Nderkaq, nje suplement prej tete faqesh kushtuar "Vellait te Madh" do t‘i bashkengjitet çdo te shtune gazetes "Shqip". Lexuesit do t‘i jepet mundesia te njihet jo vetem me personazhet e shtepise, debatet e gjithçka ata do te perjetojne aty brenda, por edhe me te tjera te reja.
* "Big Brother" eshte i vetmi program televiziv ne Shqiperi qe ploteson standardet nderkombetare, çka konfirmohet nga patenta qe zoteron nen marken e kompanise "Endemol". "Big Brother" eshte nje prodhim i kompanise "Top Media", "Top Channel" dhe "DigitAlb". Reality show "Big Brother" eshte quajtur keshtu prej personazhit me te njejtin emer i krijuar nga George Orwell, ne romanin e tij te botuar ne vitin 1984. Formati i famshem televiziv transmetohet ne me shume se 40 vende te botes.