Google më në fund u ka mundësuar përdoruesve të shërbimit Gmail edhe qasjen offline në e-mail, prandaj kështu është mundësuar leximi i Gmail në shfletuesin e faqeve të internetit madje kur nuk ka lidhje me rrjetin e internetit.
Pos vet leximit, e-mailet do të mund të shënohen me yll, të arkivohen dhe të organizohen, derisa është mundësuar edhe përgatitja e e-mailit të ri dhe vendosja e tij në Outbox, nga i cili do të dërgohet herën tjetër që të krijohet lidhja me rrjetin e internetit.
Në Google thonë se planifikojnë që edhe pjesëve tjera të Google Apps – siç është kalendari i tyre dhe dokumentet tjera tu mundësojnë qasje offline, që gjithashtu do të nënkuptonte se do të mund të shfletoheshin dhe të ndryshoheshin të dhënat në to dhe të sinkronizohen me serverin kur të lidhemi sërish në internet.
Disa tanimë vlerësojnë se edhe ky paralajmërim është i lidhur me sistemin e supozuar operativ nga Google i cili do të na mundësonte të punojmë në “mjegull” , respektivisht me anë të aplikacioneve të uebit, por edhe të cilës do të mund t’i qaseshim kur nuk kemi lidhje me rrjet. Në kuadër të këtyre thashethemeve, ende jemi në pritje të Gdrive për të cilin po flitet shumë...