Kompania Panasonic tani edhe zyrtarisht ka paralajmëruar versionet e reja të laptopëve të saj nga seria Toughbook, të rezistueshëm në çdo gjë.
Modelet janë të njohura nga më herët: bëhet fjalë për Toughbook 30 i cili është një laptop standard dhe Toughbook 19 i cili në fakt është një Tablet PC me ekran rrotullues.
Që të dy, sikur edhe deri më tani, janë rezistues ndaj ujit e goditjeve, derisa opsionet e reja përfshijnë procesorë më të shpejtë nga Intel, disk SSD në vend të disqeve të forta, ekran me pamje më të mirë dhe 40 për qind më shumë kohëzgjatje të baterisë.
Ajo që duket të jetë më interesantja është opsioni i ri që në Panasonic e quajnë concealed mode (mënyrë e fshehtë e punës), e kjo është mundësia që me shtypjen e një tasti të ndalni të gjitha dritat në kompjuter. Bukur interesante nëse jeni duke bërë ndonjë lloj detyre spiunimi.