Mysafiri i padëshiruar në kompjuterët Mac, trojani i quajtur OSX.Trojan.iServices.B, është kthyer më i rrezikshëm se më herët.
Pas paraqitjes së parë të këtij aplikacioni dashakeq me të cilin përdoruesit më së lehti mund të infektohen gjatë shkarkimit të softuerëve piratë (konkretisht, paketës së programeve iLife), janë shfaqur arnimet dhe format e tjera të mbrojtjes të cilat, për fat të keq, nuk e kanë zgjidhur problemin.
Në fakt, trojani i njëjtë tani është paraqitur në versionet pirate të Photoshop-it, dhe atë në version të përpunuar i cili anashkalon arnimet e bëra gjatë javës së kaluar.
Duket se edhe përdoruesit e sistemit operativ Mac duhet të shtrëngojnë dhëmbët dhe të fillojnë që rregullisht të instalojnë rregullisht mbrojtje shtesë kundër viruseve në kompjuterët e tyre.