Departamenti amerikan i Tregtisë nxori sot një raport ku thuhet se ky tregues i rëndësishëm i ekonomisë shënoi rënie për të gjashtin muaj radhazi, periudha më e gjatë e rënieve e regjistruar ndonjëherë.
Aktiviteti i sektorit të shitjeve me pakicë shënoi një rënie të ndjeshme prej 2.7 për qind në dhjetor.
Ekonomistët e ndjekin mirëqënien e sektorit të shitjeve me pakicë pasi kërkesa e konsumatorëve përfaqëson 2 të tretat e ekonomisë amerikane.
Raporte të tjera qeveritare bëjnë të ditur se bizneset kanë reduktuar inventoret në nëntor në masën më të madhe në 7 vjetët e fundit, ndërkohë që trafiku i mallrave ka rënë mbi 1 përqind.
Problemet ekonomike janë një ndër arsyet përse kompania më e madhe e pajisjeve telefonike, Nortel, njoftoi se ka falimentuar. Konkurenca e fortë e ka detyruar këtë kompani të reduktojë mbi 60 përqind pagat e punonjësve./woa/