Kompania ruse "Gazprom" sot njoftoi se e ka ndërprerë dërgesën e gazit për Ukrainën, por që do të vazhdojë edhe mëtej në tërësi t'u dërgojnë gaz shfrytëzuesve në Bashkimin Evropian.
"Në tërësi e ndërpremë dërgesën e gazit për Ukrainën sot në mëngjes në orën 10", deklaroi zëdhënësi i "Gazprom"-it.
Sipas Aleksej Oleiniçenko, përfaqësues i kompanisë për transportin e gazit "Gazprom-Trangaz-Moskë" në vend që 1,6 milionë metra kub në orë, dërgesa është zvogëluar në 400.000 metra në kub.
Kompania shtetërore ukrainase "aftogaz" ndërkohë, njoftoi se për shkak të ndërprerjes të dërgesës së gazit rus do të shfrytëzojë gaz nga rezervat.
Arsye për kontestin ruso-ukrainas është çmimi i gazit, për shkak se plani i Moskës zyrtare është që prej këtij viti Ukraina gradualisht të fillojë të kalojë në çmim komercial, çfarë paguajnë vendet e tjera.
Drejtori ekzekutiv i "Gazprom"0it, Aleksej Miler, paradokohe deklaroi se çmimi i tregut i gazit për Ukrainën prej sot do të jetë 418 dollarë për një mijë metra kub, deri sa presidenti ukrainas Viktor Jushçenko mendon se ekonomikisht është i arsyetueshëm çmimi prej 100 dollarë.
Ukraina tani merr gaz rus me çmim prej 179,50 dollarë, deri sa çmimi për Evropën është 500 dollarë.
Evropa të katërtën e nevojave për gaz e mbush me import nga Rusia, kryesisht me transport nëpërmjet Ukrainës.