2008 ishte viti më i keq në historinë e bursës së Tokios. Bursa aziatike Nikkei e ka mbyllur vitin me një ulje prej 42,12%, 6.448,22 pikë më pak krahasuar me vitin 2007.
Në seancën e fundit të 2008, Nikkei ka arritur të rrisë paksa nivelin, po në përgjithësi shifrat mbeten të dobëta.
Sektori më i goditur i vitit 2008 ishte ai i automjeteve, prodhuesit e të cilëve kanë parë se si u shëmben para syve fitimet kolosale për shkak të uljes së kërkesës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.
Numri një në botë Toyota ka humbur gjysmën e vlerës së saj gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër edhe gjigandi i elektronikës Sony ka parë se si i humbi aksionet në masën 69 përqind.
Tregjet financiare japoneze do të hapen me 5 janar.