Acer ka lëshuar një laptop të ri, më saktësisht një zëvendësim të desktopit nga linja Aspire 8930, modelin Aspire 8930G-7665, njoftojnë mediat botërore.
Acer në laptop ka arritur të integrojë harduer të fuqishëm i cili është shumë i përshtatshëm, e ai veçanërisht do tu pëlqejë lojtarëve dhe adhuruesve të multimedias të cilët nuk donë apo nuk mund të arrijnë të kenë performansat e ofertave të super-kompjuterëve të kompanive Dell, HP apo Alienware.
Sistemin e Acerit e vën në funksion procesori katër-bërthamash Intel Core 2 Quad QX9300 me takt 2.53 GHz dhe ndihmë prej 4 GB memorie.
Ekrani është me diagonale prej 18.4 inçësh dhe rezolucion 1920 x 1080 piksela, i cili me Blu-ray të integruar mundëson shikimin e filmave të plotë high definition (HD).
Së bashku me laptopin shitet edhe versioni 64-bitësh i Vistas, derisa çmimi është 1.800 dollarë.