Nënpresidenti i zgjedhur Xhozef Biden thotë se ekipi i ardhshëm ekonomik në Shtëpinë e Bardhë po përparon drejt një marrëveshjeje për hollësitë e një plani të stimulimit të ekonomisë.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, këshilltarët e Presidentit të zgjedhur Barak Obama po e rrisin shifrën për vendet e punës që ata parashikojnë të krijojnë.
Pasi u takua me ekipin ekonomik, zoti Biden tha dje se në SHBA do të shkurtohen një numër më i madh vendesh pune nga sa prisnin ekspertët më parë, prandaj dhe nevojitet një paketë më e madhe stimujsh.
"Përkeqësimi i tregut të punës në vend e ka detyruar presidentin e zgjedhur ta udhëzojë ekipin tonë ekonomik, disa prej të cilëve janë mbledhur sot këtu, për ta rritur shifrën e synuar në planin e stimujve nga 2,5 milionë vende pune në 3 milionë, gjatë dy vjetëve të ardhshëm", tha ai. /VoA/